Iniciativa qytetare, për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit dhe Iniciativa qytetare, për të drejta të barabarta të personave me hendikap dhe nevoja të veçanta 5 më 12, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Në evenimentin që u organizua nga dy iniciativat qytetare dhe Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi u fol edhe për për statusin momental të ndryshimeve ligjore, të cilat janë preokupim i të dy iniciativave. Dy iniciativat kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe më shpesh t’i aktualizojnë problemet e tyre pasi theksuan se vendimet mund të presin deri në vitin 2019.
Nga paneli, u tha se për të drejtat e barabarta të prindërve pas shkurorëzimit, është shteti, ndërsa kur njëri prind nuk dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën për të qenë me fëmijët, duhet t’i ndalohet që të shmang obligimet, njohton Almakos.
Pas bisedimeve nga Iniciativa për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit, me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, kjo e fundit është shprehur se do të ofrojë mekanizma lehtësuese, përmes reformave të reja në këtë rrugë.
“Për herë të parë një parti politike, prindërimin e përbashkët e vendosi në programin e vet. Për herë të parë kemi ministre, e cila dëshiron ta zgjidhë këtë problem. Kemi konsideruar se vendimi do të vijë shpejt. Megjithatë, në fund të muajit korrik, kur patëm takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, u njoftuam se, edhe pse Ministria dëshiron shpejt të gjejë zgjidhje, në të mund të shpresojmë në vitin 2019 sepse ka reforma të tjera, të cilat duhet të bëhen”, deklaroi Naum Ribarski nga Iniciativa për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit.
Ai informoi se nga ana e tyre, rastet e grumbulluara brenda muajit do t’i paraqesin deri në ministri, ku më pas një rast më shqetësues, në javë, do të prezantohet, për të treguar se kompetentët veprojnë kundrejt intersave të fëmijëve nga prindër të ndryshëm, të cilët tani janë persona të rritur, të cilët do të dëshmojnë si ndikon negativisht ky sistem ndaj zhvillimit të tyre.
“Ministrja ka praktikë të përkryer çdo të premte të ketë takime me qytetarët. Ne planifikojmë njëherë në muaj disa raste t’i ekspozojmë para ministres dhe para shërbimeve kompetente. Me shpresë se, në vend të marrim përgjigje se qendrat për punë sociale kanë vepruar në mënyrë të duhur se e kanë ndjekur procedurën, ato raste me të vërtetë të mos hapen”, theksoi Ribarski.
Suzana Stojanovska nga “Iniciativa 5 deri 12” foli për vështirësitë me të cilat përballen prindërit, se cili prej tyre pas shkurorëzimit duhet të kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuara.
“Nuk mund ta detyrojmë prindin ta dojë fëmijën e tij, por mund ta obligojmë të ketë detyrime financiare ndaj tij. Në ligjin për familje nuk janë të përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta as prindërit, prandaj kërkoj ndryshime në ligj dhe përfshirjen e këtyre kategorive në të”, tha Stojanovska.
Dragi Zmijanac nga “Megjashi” tha se Ambasada e fëmijëve i mbështet dy iniciativat jo për shkak të baballarëve dhe nënave, por për shkak të fëmijëve. Meqë sipas tij, mundësojnë që fëmija të ketë dy prindër funksional, të cilët kanë vendosur të divorcohen.
Ai shtoi se nga propozimet në adresë të shtetit është edhe përkrahja financiare për fëmijët nga çiftet e divorcuara, nëse prindërit nuk janë në situatë të mbulojnë shpenzimet.
Prindërit nga çiftet e divorcuara, pjesa dërmuese nëna, kërkojnë nga shteti të bëjë ndryshimet në ligjin për familjen me të cilin të dy prindërit, do ta kenë detyrim ligjor përkujdesin ndaj fëmijëve të tyre, njohton Almakos.
D. Kërluku
Almakos.com

