Debati për konkurs për emërimin e kryeprokurorit të ri po zhvillohet me modelin e njëjtë sikur për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, raporton SHENJA.
VMRO DPMNE insiston se në këtë periudhë nuk ka mundësi as për shkarkime e as për emërime dhe kërkon që pika e konkursit për kryeprokuror të hiqet nga rendi i ditës.
Por shumica parlamentare insiston se një gjë e tillë është e patjetërsueshme për të nisur reformat në gjyqësor.
Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE pyeti shumicën parlamentare se kujt po i tregon superioritet dhe nëse me këtë gjest tenton të fitojë më shumë vota në zgjedhje?
“Ju doni të emëroni kryeprokuror të ri… Ju ishit kundër regjimit ndërsa tani ju jeni vetë regjimi. A mendoni se kryeprokurori i ri do tu ndihmojë gjatë fushatës? Anuloni këtë pikë deri pas zgjedhjeve lokale”, deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE .
Krsto Jovanovski nga ana tjetër vlerëson se po thyhet ligjshmëria dhe kushtetueshmëria. Në vend se Talat Xhaferi ta heq këtë pikë nga rendi i ditë sipas tij, ai gjen kohë të kritikojë për gjoja fjalimet e shumta. Shtoi se shumica parlamentare gjoja angazhohet për reforma në gjyqësor dhe në sy të popullit e ndërron kryeprokurorin pak para zgjedhjeve.
“Duan ta mbrojnë kriminelin që në këtë rast quhet kryeministër. Ky konkurs për kryeprokuror është tirani. Dëshironi ti frikësoni qytetarët duke treguar forcë”, tha Krsto Jovanovski, VMRO DPMNE.
Zhaklina Llazarevska i pyeti deputetët e opozitës nëse kështu tentojnë të pengojnë fillimin e funksionimit të drejtësisë.
“Duket frika juaj kur të fillojë të funksionojë drejtësia”, tha Zhaklina Llazarevska, LSDM.
Seanca po vazhdon ende, dhe assesi nuk vijnë në shprehje ligjet e tjera që ka gjasa të votohen për heqjen e taksës radiodifuzive, për rritjen e rrogës minimale, për lëshimin e vauçerëve për laptopë e të tjerë. /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)
- Nga kostumi i shkurtër i profesoreshës te mungesa e certifikimit, çfarë dyshohet për vdekjen e pesë zhytësve në Maldive
- “Sapo dolëm në ujërat jugosllave, varka u përmbys nga dallgët, gruaja me tre fëmijët ranë në ujë”- Dëshmia në hetuesi e shkodranit që e ktheu UDB-ja: Pashë ca hije të zeza që…

