Pas skandalit në sheshin Skënderbe, ku u hudh ngjyrë e zezë mbi muralin e Nënë Terezës, organet kompetente dolën me deklaratë se do të hetohen nga policia, por sot vihet re se është marrë masa për pastrimin e “ngjyrës së zezë”, por përgjegjësit e këtij sheshi nuk kanë dalur me një deklaratë zyrtare, vetëm se janë marrë masa për riparimin e dëmit. Më herët nga Komuna e Çairit, dolën me deklaratë se policia do të ngrej padi, mbi autorin e veprës.
“Dëmtimi ka ndodhur pas orës shtatë të mëngjesit. Murali është lyer me bojë të zezë që mund të jetë edhe katran, këtë gjë do ta shohim kur ekspertët të riparojnë dëmin, që nuk e dimë sesa mund të jetë. Ne si komunë e kemi paraqitur rastin në polici dhe ata po merren me hetimet”, tha Rami Qerimi, sekretar në komunën e Çairit.
D.K
Almakos.com

