Në seancën e sotme për padinë e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit kundër Sllobodan Bogoevskit për shpifje, avokatët e dy zyrtarëve të lartë të BDI-së, kërkuan shpalljen e deklaratës së Bogoevskit si deklaratë shpifëse dhe kërkuan dënimin ose dëmshpërblimin material, raporton SHENJA.
Por mbrojtja e Bogoevskit siguron që në deklaratën e Bogoevskit nuk ka asnjë element shpifës sa i përket asaj se kush ka marrë mito për sigurimin e një monopoli në tregun e telekomunikimeve dhe se deklarata është ekskluzivisht e dhënë për Gjykatën e Neë Yorkut.
Mbrojtja dorëzoi edhe akt-vendimin e Gjykatës së Neë Yorkut, ku ish drejtorët e Maxhar Telekomit kanë pranuar fajësi por gjykatësi nuk e pranoi si provë që do të përdorej në proces.
Avokati i Bogoevskit, njofton SHENJA, deklaron se e gjithë kjo zvarritje e procesit ka vetëm një qëllim, defokusimin e opinionit nga procesi i cili është bllokuar në Prokurorinë Themelore në të cilin po hetohet në mënyrë direkte çështja e mitos së marrë nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski.
Kjo me qëllim që lëndët të vjetrohen dhe të mos kenë më asnjë vlerë.
Gjëja e vetme që ju pranua mbrojtjes ishte mundësia që Sllobodan Bogoevski të jap deklaratë të vet në seancën e ardhshme.
Mbrojtja ia kujtoi gjykatës dhe avokatëve të Xhaferit dhe Ahmetit se ata edhe pas një viti nuk po dëshmojnë se ku e ka dhënë Bogoevski deklaratën, si e ka dhënë deklaratën, pasi nuk kanë dorëzuar asnjë provë konkrete, dhe kjo, është dëshmi se Bogoevski nuk ka bërë një deklaratë të tillë në Shkup.
Ata insistojnë që deklarata e Bogoevskit e dhënë në Neë York për miton që e kanë marrë zyrtarët e Maqedonisë nga Telekomi është e vërtet dhe madje është pranuar edhe nga vet ofruesit e mitos që tash më janë të dënuar.
Avokati i Bogoevskit deklaron se e gjithë kjo zvarritje e procesit ka vetëm një qëllim, defokusimin e opinionit nga procesi i cili është bllokuar në Prokurorinë Themelore në të cilin po hetohet në mënyrë direkte çështja e mitos së marrë nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski.
Kjo me qëllim që lëndët të vjetrohen dhe të mos kenë më asnjë vlerë.
Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 10 tetor. /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- “Mam, bab ai më ka rrahur dhe nuk e duroj dot më!”/ Motra e Xhuana Nikollit tregon fjalët e fundit të shkruara në letër
- Djali i tij i zhdukur prej 4 vitesh, babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)

