Komisioni Juridik ligjvënës pajtohet se Bedredin Ibrahimi nuk duhet të jetë anëtar në komisionin shtetëror të zgjedhjeve si përfaqësues i PDSH-së, dhe se ky anëtar sipas ligjit i takon Lëvizjes BESA, si partia e dytë shqiptare me më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Qëndrimi i këtillë erdhi pas kërkesës nga deputeti i Lëvizjes BESA Afrim Gashi që ky Komision kuvendor të bëjë interpretimin autentik të nenit 27 paragrafët 5 dhe 6 dhe nenit 28 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor. Deputeti Fadil Zendeli tha se ka bazë ligjore për shkarkimin e Ibrahimit, ndërsa kryetari i Komisionit Petre Shilegov, nënvizoi se çështja duhet të shqyrtohet mirë pasi Kuvendi nuk mund të shkarkojë anëtarë me mandat.
“Struktura e KSHZ-së përbëhet në pajtueshmëri me zgjedhjet e fundit parlamentare. Në pajtueshmëri me zgjedhjet e fundit parlamentare kemi situatë të re”, deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes BESA.
“Thamë se përbërja momentale e KSHZ-së nuk korrespondon me situatën e cila është në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare. Por kemi një lëshim në Kodin Zgjedhor, nuk është parashikuar shkarkim i anëtarëve të KSHZ-së. Ata janë zgjedhur me mandat”, u shpreh Petre Shilegov, Kryetar i Komisionit Juridik Ligjvënës.
Deputeti Zendeli tha se tashmë, anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi i plotëson kushtet për shkarkim pasi edhe ka hyrë në moshën për pension. Ndërsa deputeti Shilegov nënvizoi se me këto udhëzime do ta miratojnë interpretimin autentik.
“Por kemi moment të ri. Anëtari i KSHZ-së i plotëson kushtet për pension. Dhe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka dorëzuar kërkesë edhe deri në Komisionin në Kuvend ku komisioni nuk ka vendosur”, deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes BESA.
“Atëherë të përgatisim mendim të Komisionit juridik ligjvënës, dhe gajtë ditës së nesërme ta miratojmë interpretimin autentik”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Komisionit Juridik Ligjvënës.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Lëvizja BESA kërkoi që të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, ashtu siç mundëson Kodi Zgjedhor, që partitë me më shumë vota të kenë përfaqësuesit e saj në këtë komision.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- “Mam, bab ai më ka rrahur dhe nuk e duroj dot më!”/ Motra e Xhuana Nikollit tregon fjalët e fundit të shkruara në letër
- Djali i tij i zhdukur prej 4 vitesh, babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)

