Punësimet shpesh herë bëhen në baza partiake, e ndonjëherë edhe në baza të nepotizmit. Duke iu referuar kësaj problematike, Instituti ZIP për 15 muaj zhvilloi projektin “Kush punëson, komuna apo partia”, ku përmes intervistimit të kandidatëve të cilët kanë qenë refuzuar nga një vend pune, ata janë munduar që të bëjnë idetifikimin e asaj se sa janë fer dhe transparente proceset e punësimit në nivel lokal. Sipas koordinatores së këtij projekti Jovana Perovska, rezultatet që kanë dalur nga ky hulumtim tregojnë se është e nevojshme një reformë e shpejtë e ligjit për punësim në sektorin publik.
“Gjatë zhvillimit të projektit, në 14 komunat e RM-së, hulumtuam se cilat janë proceset për punësim dhe a janë nën ndikim politik dhe partiak. Lidhur me gjetjet kryesore të projektit, konkluzionet tregojnë se është e nevojshme reformë e re e ligjit për punësim në sektorin publik si dhe në ligjin për zyrtarët administrativ”, ka deklaruar Jovana Perovska, koordinatore e projektit në Institutin ZIP.
Në konferencën përfundimtare të këtij projekti, drejtori i Institutit ZIP Agim Selami theksoi se korrupsioni më i madh në sektorin publik ndodh pikërisht në procesin e punësimit dhe sipas tij reforma në administratën është mëse e nevojshme.
“Qëllimi pse e kemi iniciuar një projekt të tillë është fakti që reforma në administratën publike është si postulat kryesor për rrugën e Maqedonisë drejt integrimit europian dhe njëra prej problematikave më të mëdha është korrupsioni në sektorin publik sipas hulumtimeve të ndryshme si dhe matjes së percepcioneve të qytetarëve. Gjithmonë theksohet se korrupsioni më i madh në sektor publik ndodh pikërisht në proceset e punësimit në nivel lokal”, tha Agim Selami, drejtor ekzekutiv i Institutit ZIP.
Ata njoftuan se ky Institut planifikon të zhvillojë edhe shumë projekte të tjera për tematika të njejta. Ndërkaq, projekti “Kush punëson, komuna apo partia” është financuar nga Bashkimi Evropian.
Emine Ismaili /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- “Mam, bab ai më ka rrahur dhe nuk e duroj dot më!”/ Motra e Xhuana Nikollit tregon fjalët e fundit të shkruara në letër
- Djali i tij i zhdukur prej 4 vitesh, babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)

