Përmirësim të kushteve për gazetari hulumtuese cilësore në fushën e të drejtave të njeriut dhe gjyqësi dhe rritjen e kapaciteteve të organizatave të qytetarëve të cilët punojnë në sferën e lirisë së shprehjes dhe mediave ka për qëllim “Platforma për dialog dhe bashkëpunim midis organizatave qytetare dhe mediat”, që sot u promovua në kuadër të projektit “Gazetaria hulumtuese – mbrojtës i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut”, njohton Almakos.
Projekt Menaxherja Iskra Bellçeva Ristovska tha se gazetaria hulumtuese është më e dobishme, për opinionin.
“Alarmojmë opinionin dhe angazhojmë të fillojë t’i kërkojë storjet hulumtuese, pasi që me storiet
tashmë të prezentuara treguam se gazetaria hulumtuese është shumë më e dobishme për gjithë
opinionin”, deklaroi Bellçeva Ristovska, njohton Almakos.
Ajo shtoi se platforma e tyre është e hapur për bashkimin e të gjitha organizatave qytetare të interesuara dhe mediat.
Violeta Gligorovska, e fondacionit “Metamorfozis”, të cilët janë pjesë e projektit me storien
hulumtuese “Kush ua lidh duart gazetarëve”, tha se storjet hulumtuese janë me siguri të shtrenjta të cilat akumulojnë shumë kohë dhe resurse njerëzore, që në skenën mediale të Maqedonisë dhe në kushtet më të mira tregtare një gjë e tillë nuk është e mundur.
Ndërsa, Draga Petrushevska, nga organizata Alda, për Almakos tha se bashkëpunimi mes mediave dhe organizatës, nuk është në nivelin e duhur, kështuqë mediat duhet të inkuadrohen në aktivitet e tyre, për të qenë më efikas në informacionin që japin në publik.
“Bëhet fjalë për një shoqatë Evropiane, për Demokraci Lokale, ku ne i koordinojmë punët dhe japim mbështetje deri tek agjensionet për Demokraci lokare, duke përfshirë gjithë Ballkanin, por edhe një pjesë të Evropës, me seli në Strasburg. Ku realizojmë projekte të ndryshme, për mosha të ndryshme si për të rinj, projekte për bashkëpunim me sektorin civil, përmes komunave.
Ndërsa për mediumet nuk kemi ndonjë kontakt konkret, as edhe një bashkëpunim të ngusht me ndonjë medium. Por, ne e bëjmë detyrën tonë, i ftojmë në press – konferenca, takime, kur organizojmë, njëkohësisht u dërgojmë edhe programin e aktivitetit ose aktivitetin e realizuar. Ne u dërgojmë mediumeve maqedone, por edhe atyre shqiptare, mund të veçoj që kemi patur bashkëpunim me tv Alsat-m, Al Jazeera edhe me ndonjë që ka shprehur interes mbi aktivitet tona. Por, definitivisht na nevoitet bashkëpunimi me mediat dhe ata duhet të jenë më të pranishëm në aktivitet që realizojnë, sepse mund të marrin informacionin e duhur, të bëjnë fotografi, të takohen me bashkëpunëtorët, aq më shumë kur kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve që kemi bashkëvepruar. Ne kemi edhe faqen tonë, që mund të përcjellin informacionet dhe të njejtat, t’i përcjellin te publiku i tyrë, apo i gjërë”, tha Petrushevska, nga organizata Alda, për Almakos.
Ajo shtoi se këtë vit do të zbatohet edhe projekti i tyre, në bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë, për avancimin e të rinjve në sferën e kulturës dhe artit.
Delvina Kërluku
Almakos.com

