Author: almakos

05 September Kalimi i lëndës së 27 prillit nga Prokuroria Publike në Departamentin për krim të organizuar është tendencë e organit të akuzës për të zvarritur sa më gjatë zbardhjen e 27 prillit të përgjakshëm. Ekspertët vlerësojnë se Prokuroria Publike ka shpejtuar me vlerësimin se më 27 prill ka pasur krim të organizuar, derisa një përqindje të madhe të personave të përfshirë në të enjten e përgjakshme nuk i ka thirrur për përgjegjësi. Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski konsideron se nuk mund të flitet për veprën krim i organizuar derisa hetimet nuk vijojnë pistën e hetimit nga hapja e…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për padinë e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit kundër Sllobodan Bogoevskit për shpifje, avokatët e dy zyrtarëve të lartë të BDI-së, kërkuan shpalljen e deklaratës së Bogoevskit si deklaratë shpifëse dhe kërkuan dënimin ose dëmshpërblimin material, raporton SHENJA.Por mbrojtja e Bogoevskit siguron që në deklaratën e Bogoevskit nuk ka asnjë element shpifës sa i përket asaj se kush ka marrë mito për sigurimin e një monopoli në tregun e telekomunikimeve dhe se deklarata është ekskluzivisht e dhënë për Gjykatën e Neë Yorkut.Mbrojtja dorëzoi edhe akt-vendimin e Gjykatës së Neë Yorkut, ku ish drejtorët e Maxhar Telekomit…

Lexo më Shumë

Dabat i ashpër  në Kuvendin e Maqedonisë në ditën e parë të diskutimit për Propozim-ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Që para votimit të rendi të ditës, grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së akuzoi shumicën parlamentare se me anë të këtij ligji dëmton Kushtetutën dhe keqpërdorë  flamurin e Bashkimit Evropian. Deputetët e VMRO – DPMNE-së me akuza të ashpra në drejtim të BDI-së. Milloshoski në replikën e tij për Xhevat Ademin tha se BDI ka dështuar tërësisht në realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe këtë ligj e konsideron si mundësi të shpëtimit të partisë. “Interesi për shqiptarët i z.Ademit është…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuat funksionarët e BDI-së për krim dhe korrupsion. Në fokus ai ka patur drejtuesit lokal dhe kryetarët e komunave të kësaj partie.“Nuk jam unë fajtor që BDI nuk ka arritur të bëjë një punësim te shqiptarëve pa ju marrë para. Xhevat Ademi shqetësohet për shqiptarët aq sa Teuta Arifi shqetësohet për deponinë në Tetovë, aq sa Ramiz Merko dhe Ziadin Sela shqetësohen për helmimin e shqiptarëve dhe maqedonasve në Strugë. Nuk është fajtor Antonio Milloshovski që në Çair për një dokument shqiptarëve ju kërkohet para. Nuk është Milloshovski fajtor për korrupsionin dhe krimin në…

Lexo më Shumë

05 September Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 gjatë ditës së sotme duhet të vazhdoj seanca gjyqësore pas padisë së ngritur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom” Bogoevski në dëshmitë e tij në gjykatën amerikane në New York ka thënë se 7.5 milionë euro janë futur në Maqedoni me makinë zyrtare për të korruptuar tre politikanë, ish kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Ahmeti dhe Xhaferi kanë ngritur padi kundër Bogoevskit për këto dëshmi, dukë kërkuar dëmshpërblim prej afro 3 milionë denarë.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ministra të tjerë në Qeveri, sot do të kenë takim me përfaqësues të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder dhe drejtori i BB në Maqedoni, Marko Mantovaneli. Pas takimit ministri i Financave Dragan Tevdovski do t’i prezantojë konkludimet nga takimi

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot i kumtoi kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale 2017 në tridhjetë komuna. Për Qytetin e Shkupit e propozoi Petre Shilegov. Për kandidatë për komunat e Shkupit i propozoi Zllatko Marin në Aerodrom, Velimir Smilevski në Butel, Borçe Georgievski në Gazi Babë, Aleksandar Naumovski në Gjorçe Petrov, STefan Bogoev në Karposh dhe Filip Temelkovski në Kisela Vodë. Në komunat e tjera të Maqedonisë, kandidat i LSDM-së për komunën e Haraçinës do të jetë Milikije Halimi, në Bogdanci – Bllashko Shapov, Bërvenicë – Mirko Stojanovski, Vallandovë – Pero Kostadinov, Vevçan – Sasho Jankoski, Vinicë – Ivica Dimitrov, Demir Kapi – Lazar…

Lexo më Shumë

Shumica e anëtarëve të komisionit parlamentar për çështje evropiane refuzoi dy propozimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, për tërheqjen e siglës evropiane para ligjit për gjuhën, raporton SHENJA.Por gjatë tentimit për të votuar rendin e ditës me të vetmen pikë, ligjin për përdorimi e gjuhëve, deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milloshovski kërkoi procedurale. Kryetari i komisionit Artan Grubi insistoi që fillimisht të votohet rendi i ditës, ndërsa Milloshovski uzurpoi foltoren. Pasi asnjëra palë nuk lëshoi, Grubi caktoi gjysmë ore pauzë. Të pranishëm në debatin e sotëm janë edhe përfaqësues diplomatik të vendeve fqinje dhe vendeve anëtare të BE-së. VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë se…

Lexo më Shumë

05 September Në mesnatë skadoi afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për këshilltarë dhe për kryetarë komunash për Zgjedhjet e ardhshme lokale 2017. Sipas KSHZ-së, qytetarët dhanë nënshkrime për 48 lista të pavarura për këshilltarë dhe për 27 kandidatë për kryetarë komunash. Nënshkrime për kandidat të pavarur për kryetar të komunës, sipas KSHZ-së, grumbulluan dy kandidatët nga Manastiri – Kirço Tashkov dhe Jorgo Ognenovski, në Ohër – Goran Kitevski dhe Stevçe Stevovski dhe në Çuçer Sandevë – Aco Popovski dhe Jovan Pejkovski. Nënshkrime për kandidatura për kryetar të komunës mblodhën edhe në Bërvenicë – Enver Pajaziti, në…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka filluar sot debatin për ligjin e gjuhëve. Propozim ligji përmban siglën e BE-së andaj dhe komisioni i parë në të cilin filloi të shqyrtohet është komisioni parlamentar për çështje evropiane. Por që në fillim të debatit VMRO-DPMNE ka kontestuar siglën e BE-së para këtij ligji. Antonio Milloshovski në ndërhyrjen e tij tha se kjo sigël vendoset vetëm gjatë përputhjes së legjislatives vendore me atë evropiane. Meqë në propozim ligj nuk përmendet se me cilin ligj të BE-së unifikohet ky ligj, ai kërkoi që sigla e BE-së të hiqet dhe të hapet edhe debat publik.“Kërkoj nga ministri i drejtësisë…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA në Dibër, ka bërë një hap përpara duke inkuadruar ekspertë të fushave të ndryshme, me përvojë pune dhe sukses të dëshmuar. Kryesisht, këto ditë u promovua grupi nga profesioniste të pushtetit të ardhshëm komunal, prej 15 persona. Janë djem dhe vajza të familjeve dibrane me traditë të gjatë në fushën e shkencës, arsimit, kulturës, artit. Një brez i ri, që i karakterizon dija, morali, respekti, atdhedashuria, arsimdashës, kontribues, autoritar, bashkëpunëtor, misionar e vizionar, etj. Ky grup, i cili është bashkuar, për t’i dhënë një frymë lulëzimi, Dibrës, me histori të bujshme, por fatkeqësisht të harruar dhe të nëpërkëmbur.…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian për çështje evropiane sot në seancë duhet ta shqyrtojë Propozim ligjin e ri për gjuhët, në lexim të parë. Me ligjin parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë të cilët ushtrojnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi i saj (gjuha shqipe). Ligji duhet t’u mundësojë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim…

Lexo më Shumë