05 September
Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 gjatë ditës së sotme duhet të vazhdoj seanca gjyqësore pas padisë së ngritur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom” Bogoevski në dëshmitë e tij në gjykatën amerikane në New York ka thënë se 7.5 milionë euro janë futur në Maqedoni me makinë zyrtare për të korruptuar tre politikanë, ish kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Ahmeti dhe Xhaferi kanë ngritur padi kundër Bogoevskit për këto dëshmi, dukë kërkuar dëmshpërblim prej afro 3 milionë denarë. Bogoevski ka thënë se ai nuk mund të paditet për shpifje për deklaratën e dhënë në procedurë gjyqësore.

