Kuvendi ka filluar sot debatin për ligjin e gjuhëve. Propozim ligji përmban siglën e BE-së andaj dhe komisioni i parë në të cilin filloi të shqyrtohet është komisioni parlamentar për çështje evropiane. Por që në fillim të debatit VMRO-DPMNE ka kontestuar siglën e BE-së para këtij ligji. Antonio Milloshovski në ndërhyrjen e tij tha se kjo sigël vendoset vetëm gjatë përputhjes së legjislatives vendore me atë evropiane. Meqë në propozim ligj nuk përmendet se me cilin ligj të BE-së unifikohet ky ligj, ai kërkoi që sigla e BE-së të hiqet dhe të hapet edhe debat publik.
“Kërkoj nga ministri i drejtësisë të prononcohet se me cilin ligj të BE-së unifikohet ky ligj, cilin shtet e kanë marrë si shembull. Kërkoj që të hiqet sigla e BE-së nga ky ligj dhe të mos keqpërdoret, por të hapet debat publik”, tha Milloshovski.
Propozimi për heqjen e sighs së BE-së nga ky ligj u vendos në votim dhe i njëjti u refuzua.
Gjatë një ndërhyrje procedurale, deputeti tjetër i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski akuzoi se propozimi ka hyrë në procedurë parlamentare dhe i është vendosur sigla e BE-së për qëllime politike parazgjedhore.
Dimovski tha se ligji përmban shumë mangësi, ndërsa si shembull ai tha se në udhëzimet e medikamenteve mjekësore nuk është paraparë përdorimi i gjuhëve të tjera edhe pse kjo është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Maqedonisë.
Data 21.05.2026
Aktuale
- BDI: Kërkojmë hetim për pasurinë e padeklaruar të drejtorit të NOMAGAS, Nedim Rama
- Ndryshojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në tregun shqiptar
- “Mam, bab ai më ka rrahur dhe nuk e duroj dot më!”/ Motra e Xhuana Nikollit tregon fjalët e fundit të shkruara në letër
- Djali i tij i zhdukur prej 4 vitesh, babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar

