Paralelja speciale EVN zyrtarisht u promovua në Shkollën e Mesme Elektroteknike, “Mihajlo Pupin” në Shkup. Ky projekt mundëson që nxënësit të aftësohen profesionalisht në drejtimin elektroinstalues dhe montues për periudhë 3-vjeçare të studimeve.
Procesi i punës do të realizohet nëpërmjet planprogramit të parashikuar, programeve të ndryshme, dhe puna praktike e cila do t’i përfshijë nxënësit drejtpërdrejtë në punë edhe atë gjatë shkollimit të mesëm. Më pas, në vitin 2020, EVN do të punësojë rreth 20 nxënës të shkollës së mesme menjëherë pas mbarimit të shkollimit, me neto-pagesë prej 20.000 denarë në muaj, deklaroi kryetari i bordit drejtues të EVN-së, Shtefan Peter.
SHTEFAN PETER, DREJTOR I EVN-SË
“Këta nxënës jo vetëm që kanë marë vendim të duhur, por përveç asaj që do të mësojnë teori ata do ta kenë mundësinë edhe ta praktikojnë, e cila do të ju shërbejë jo vetëm për punë në të ardhmen por edhe për tërë jetën e tyre. Me këtë projekt 20 nxënës për periudhë 3-vjeçare do të arsimohen në mënyrë të veçantë që më pas të punësohen në EVN me pagë 20.000 den”.
Në mungesë të këtij drejtimi të veçantë, shkolla e mesme elektroteknike mori një hap shumë të rëndësishëm, përveç asaj që të rinjtë do të përfitojnë nga kjo shkollë 3-vjeçare, ata menjeherë pas mbarimit të studimeve , do të punësohen edhe atë me pagë shumë të mirë, tha drejtori i Shkollës Elektroteknike, Eftim Pejovski.
EFTIM PEJOVSKI, DREJTOR I SHKOLLES
“Këta nxënës që janë regjistruar në këtë paralele i pret punësimi i sigurt në të ardhmen, pagë e sigurt dhe puna në një kompani eminente siç është EVN. Kemi sjell një dimension të ri në këtë shkollë me të cilin nxënësit do t’i përshtaten nevojave te subjekteve afariste, siç është EVN-ja”.
Sipas këtj projekti, nxënësit e paraleles EVN, orët e praktikës do t’i realizojnë në kushte shumë të mira, në hapësirat e kompanisë dhe nën menaxhim të të punësuarve te kualifikuar të EVN-së. Media Ajeti /SHENJA/

