Propozim – ligji për pëdorimin e gjuhëve nxiti reagim të partive politike, në veçanti të bllokut të partive shqiptare. Partia e Ali Ahmetit u shpreh e qartë se duke ditur që ky ligj është me yll është me rëndësi që i njejti me sukses të kaloj në seancën plenare. Bashkimi Demokratik për Integrim si nga partitë politike shqiptare ashtu edhe nga partitë e bllokut maqedonas nuk pret obstruksione dhe stërzgjatje në momentin e votimit gjatë seancës plenare, sepse sipas integristëve, ky ligj paraqet përmbyllje të Marrëveshjes së Ohrit.
E nga ana tjetër me reagim u shfaqën edhe Lëvizja Besa. Propozim ligji ashtu siç është për momentin, sipas tyre, edhe më tej do e len të hapur çështjen e “shqipes”, përshkak se propozim ligji aktual nuk zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe por vetëm avancon atë.
Për “Aleancën për Shqiptarët” Ligji për përdorimin e gjuhëve respektivisht të gjuhës Shqipe, si partner i koalicionit është dakord të sillet me procedurë të shpejtë, megjithate Aleanca nuk përjashton mundësinë e obstrukcioneve të opozitës. Më tej në qëndrimin e Aleancës thuhet se Gjuha Shqipe do të zyrtarizohet dhe avansohet dukshëm në krahasim me përdorimin e deri tanishëm institucional.
Përveç aspektit ligjor Aleanca është e bindur se implementimi në praktikë do jetë qind për qind i implementuar ngase ka këmbëngulje por edhe vullnet politik.
Përderisa nga VMRO – DPMNE vetëm thanë se ky ligj ka peshë të veçantë politike dhe shumë shpejtë do të pronocnohen për hapat e tyre në lidhje me këtë pyetje.
Almakos parashtroi pyetje edhe tek partia e Zoran Zaevit, por socialdemokratët nuk u prononcuan se si do të veprojnë në Kuvend për ligjin e përdorimit të gjuhëve
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i njejti dritë jeshile morri nga Qeveria e Maqedonisë. Neni i 1 i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve thotë se gjuhë zytare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe në raportet e saja ndërkombëtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
Kurse, paragrafi i dytë nga neni i parë parasheh që gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj.
Përdryshe, nesër në seancën e katërt të Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Maqedonisë do të hapet debati ku pikë e vetme në rend dite do të jetë Propozim – ligji për Përdorimin e Gjuhëve. /Almakos.com
Përgatiti: Blerim Ismaili
Montazh: Edvin Sejrani
Pamjet: Internet
Almakos.com

