Gazetaria hulumtuese në ditët e sotshme të demokracisë është një nga pikat kyçe, për rolin në medium, poashtu ndikon në publik dhe në të drejtat e njeriut. Detyra primare e gazetarëve në një shoqëri demokratike është të mbrojë të drejtat e njerëzve. Kështu thuhet në Projektin: “Trajnim për integritet dhe standarde profesionale të gazetarëve në gazetarinë hulumtuese në suaza të projektit të Institutit për të drejtat e njeriut dhe Qendrës për menaxhim me ndryshime”. Sipas menaxheres së projektit Iskra Bellçeva Ristovska, projekti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes drejt kryesuesve të mediave, për gazetari hulumtuese, ku edhe duhet t’u jepet mundësi gazetarëve të dalin në teren, të hulumtojnë mbi ngjarjet që ndodhin përreth. E pyetur se ku është Maqedonia në këtë pikë, për dallim prej vendeve tjera të rajonit, Ristovska thotë se gazetaria hulumtuese në këtë vend është fare pak e zhvilluar, njohton Almakos.
“Hulumtimet tona tregojnë që në Maqedoni nuk është mjaftueshëm e zhvilluar kjo fushë e gazetarisë. Pra, gazetaria hulumtuese në thelb duhet të përfshijë grupe interesi, të përfshihet kohëzgjatje më të madhe të hulumtimit. Ndërsa tek ne, gazetarët, të cilët u inkuadruan në këtë projekt potencuan se nuk u japin dorë shumë redaktorët, aq më pak kanë shanca për të bërë hulumtime në treg. Në këtë projekt janë përfshirë një numër i madh i gazetarëve, të cilët punojnë në fusha të ndryshme. Si fillim kemi inkuadruar student të gazetarisë, të cilët kanë pak përvojë pune, vetëm se si praktikant në ndonjë nga redaksitë, më andej gazetarë të mediave në Maqedoni. Të gjithë janë përfshirë në trajnime të ndryshme, në kuadër të projektit, por edhe në mini projekte, që kanë patur të bëjnë me kornizën e projektit në fjalë. Pra, trajnimet kanë përfshirë gazetari hulumtuese, nga gazetarë të njohur si nga vendi ashtu edhe rajoni. Gazetarët të cilët u përfshinë konstatuan se kanë mësuar qasje të mënyrave të hulumtimit, që sot mund t’i shftytëzojnë”, tha Bellçeva Ristovska, menaxhere e projektit, për Almakos.
Ajo shtoi se janë përfshirë rreth 50 gazetarë, ku janë fokusuar në segmente të ndryshme. Trajnimet më herët janë udhëhequr nga Sasha Lekoviq, Bllazhe Gaga nga Sllovenia, ndërsa për muajin shtator ka udhëhequr trajnimet eksperti Pour Radu, nga Armenia.
Sipas ekspertit Paur Radu, u tha se si duhet të operojmë në hulumntim të kriminelëve. Cilët janë lojërat dhe metodat, të cilat ata i përdorin, për qëllim të përfitimit të parave. Se si të hetohet krimi dhe korrupsioni. Ai tregoi shembuj të grupeve që operojnë në Moldavi, duke zbërthyer rrugën, përmes hulumtimeve gazetareske, njofton Almakos.
Ristovska tha se komponenta e parë, e projektit ka patur të bëjë kryesisht për trajnim të studentëve të gazetarisë, ku janë organizuar si në Universitete ashtu edhe shkolla për gazetari hulumtuese, ku janë përfshirë rreth 250 studentë, ku prej tyre janë përzgjedhur disa, ku edhe janë dërguar për të marrë praktikën në tre redaksi të mediumeve në Maqedonisë, që janë partner të projektit, si “Fokus “; Tellma”; “Nova Tv.
Projeti zgjat deri në fund të vitit, ku nesër dhe në muajin Tetor do të ketë prezantim të hulumtimeve nga gazetarët dhe OJQ-të, ndërsa në Dhjetor bëhet mbyllja e projektit.
D.K
Almakos.com

