Librat, të cilat nxitën reagime të mëdha në publik, për shkak të përmbajtjeve konstestuese të tyre, do të duhen të largohen nga përdorimi. Për këtë ngritën zëri shumë mësimdhënës, por nuk u arrit, pezullimi i librave, për shumë vite. Edhepse, për shqiptarët ka patur mundësi, përmes ministrave shqiptar, që t’i largojnë librat, të cilat në përmbajtjen e teksteve ka patur ofendime ndaj shqiptarëve. Ndërsa, zëvendës ministrin aktual Visar Ganiu thotë se është marrë iniciativa për grupin e punës, për pezullimin e këtyre librave. Për profesorin Universitar Zeqir Kadriu, mendon që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ata të cilët janë përgjegjës, por edhe struktura e re politike duhet t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe, që përkthimet të jenë në mënyrë profesionale, shkruan Almakos.
“Përgjithësisht tek shqiptarët kanë patur mangësi, tekstet e gjuhës dhe letërsisë, qoftë edhe tekstet e historisë, e libra të tjerë, në të cilën kanë mësuar nxënësit shqiptar. Shqetësuese është se ato tekste, pra programet qe u morën nga Oksfordi, ka vite që zbatohet në Maqedoni. Ne nuk jemi kundër modernizimit të çështjeve të arsimit, megjithatë ka edhe çështje që edhe kur për herë të parë i kanë përkthyer kanë qenë të përkthyera tekstualisht dhe nuk i janë përshtatë një lekturimi të mirëfilltë që të bëheshin në gjuhën shqipe dhe ata të kishin kuptim. Dhe, kjo shpesh ka penguar nxënësit gjatë testimeve, si në testet e mëparshme eksterne apo të ngjajshme. Në tekstet shkollore përherë ka patur mangësi të mëdha dhe ato mangësi është mirë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, veçanërisht njerëzit që janë përgjegjës, qoftë edhe këta të strukturës së re politike duhet t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe, një hap drejt përkthimeve profesionale. Sepse, nëse nuk bëhen në mënyrë profesionale, të përkthyera, ato do të vazhdojnë të mbeten ‘oguri i keq’, në tekstet shkollore të fëmijëve tanë. Kështu që e gjithë kjo, ka një shembull jo të mirë. Për mendimin tim hapi i parë që duhet të bënte MASH-i, që sa më shpejt do të formonte këto komisione dhe këta të japin kontributin e tyre, jo më të ashtuquajtur forma formale, por duhet përkthyes profesionist, që do të përkthejnë mirë e do t’i përshtasin ashtu siç duhet dhe natyrisht kjo do të ishte në interes edhe të arsimit të mirfilltë, por edhe teksteve shkollore, të cilët së paku nuk duhet të jenë thjesht të përkthyera apo formalisht por, të kenë logjikën, kuptimin, me të cilat tekste do të mësojnë fëmijët shqiptar”, tha profesori Universitar, Zeqir Kadriu, për Almakos.
Edhe pse këto ditë janë larguar dy libra, ku bëhet fjalë për librin e Shoqërisë së klasës së katërt dhe librin e Arsimit Qytetar, për klasën e tetë, por mbeten akoma në shkollë librat e gjeografisë, historisë dhe muzikës, ku ka fyerje dhe të pavërteta, kundrejt shqiptarëve. Zëvendësministri i Arsimit Visar Ganiu, thotë se është marrë masa për formimin e grupeve, të cilët janë të fushave përkatëse, ku edhe do të shqyrtohen dhe do të largohen.
“Ne jemi duke formuar grupe punues nga ekspert të lëmive përkatëse dhe kuptohet që në fazën përfundimtare do të ndërmarrim hapa tjerë, të cilat do të jenë në interes të këtyre gjërave, nëse ka ofendime”, tha Ganiu.
Edhe pse është një procedurë që zgjatet me vite, tërheqja e librave me ofendime, ku ka patur në thelb gjuhën e urretjes, po shkon zvarrë.
Me futjen e strukturave të reja në qeveri, ku edhe në krye të MASH-it është emëruar profesoresha Renata Deskoska, ku menjëherë , pasi ka marrë vendin e punës, ajo ka deklaruar se duhet të bëhen reforma serioze në arsim, duke rishikuar të gjitha tekstet shkollore, nga ana e ekspertëve. Pasi ka marrë parashtresën nga Avokati i Popullit për test shkollor nga Shoqëria, ajo ka larguar këtë libër.
Deskoska ka paraljamëruar se ku ka gjuhë të urrejtjes, ku ka qëndrime diskriminuese dhe paragjykime në të gjitha tekstet shkollore do të hapet proces i rishikimit, me qëllim që të hiqen gabimet me paragjykime diskriminuese, me gjuhë të urrejtjes.
Delvina Kërluku
Almakos.com

