Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta fillojë mbledhjen e 12-të në rend dite të së cilës janë disa vendime dhe ligje, mes të cilave propozimi për shpallje të emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Propozimin për shpallje të konkursit për emërim të prokurorit publik në Kuvend e parashtroi Qeveria, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit prej 17 gushtit.
Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi i Republikës sl Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpallë emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe në së paku dy gazeta ditore prej të cilave njëra që botohet në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind të qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase.
Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë prej shpalljes së konkursit në “Gazetë zyrtare”.
Këshilli i prokurorëve publik, ndërkaq, ka afat prej 15 ditëve prej ditës së pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

