Po zhvillohet deklarimi në referendum i banorëve të Komunës së Bosilovës lidhur me punën e minierës Illovica dhe të tjerave në territorin e komunës, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Jehona deri në orën 13 ka qenë 7,78 për qind, thonë nga KKZ.
Në orën 7 të mëngjesit në kohë janë hapur kutitë e votimeve në 19 vendvotime në Komunën e Bosilovës, ku qytetarët në referendum kanë mundësi të deklarohen nëse janë për apo kundër punës së minierës së bakrit dhe arit Illovicë dhe nëse janë për apo kundër hapjes së minierave për eksploatim të derivateve të metalit dhe atyre metalike në komunën e tyre.
Në listën e vetme votuese janë regjistruar 12.301 persona të moshës madhore, ndërsa për referendumin, që të jetë i suksesshëm, duhet të votojnë 6.151 qytetarë apo 50 për qind plus një votë.
Në rajonin e Strumicës, për punën e minierave, më 17 shtator në referendum do të deklarohen edhe banorët e komunës Novo Sellë.

