Kolona e veturave në të cilën gjendej presidenti i Seerbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndërprerë mbrëmë në një rrethrrotullim, dhe për cenim të sigurisë së presidentit janë arrestuar tre persona, raporton e përditshmja serbe “Blic”, duke u thirrur në burime nga presidenca serbe.
Sipas këtij mediumi, të rinjtë e arrestuar kanë mësyrë me një “Bentley” në veturën ku gjendej Vuçiq. “Bentley” me të cilin kishin dalë të rinjtë të bëjnë gjiro është në pronësi të lojtarit të ish-kombëtares serbe, Ivica Dragutinoviq.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh dhe të njëjtit do të paraqiten në Gjykatën e Lartë në Beograd, transmeton Koha.net.
Kolonës së automjeteve të presidentit u është vërsulur vetura “Bentley”, ngjyrë e bardhë, me tagra spanjolle e cila po ngitej nga Luka R. Përveç tij, në veturë ndodheshin edhe Milosh T. dhe Stevan D.
Sipas policisë, tre të ndaluarit janë të njohur për kryerje të veprave të ndryshme kriminale.
“Blici” thotë se ‘sulmi’ nuk ka qenë i qëllimshëm, por ka qenë pakujdesi e shoferit i cili derisa ka bërë ‘drift’ me veturën, e ka humbur kontrollin dhe është drejtuar kah kolona prej tri veturave në njërën prej të cilave gjendej presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
E “Bentley” ka goditur pikërisht veturën ku gjendej presidenti serb.
Me të goditur veturën e Vuçiqit, “Bentley”, duke mos mund të ndalojë, kishte bllokuar edhe veturën e dytë përcjellëse, që për rrjedhojë sigurimi i Vuçiqit që gjendej në të nuk ka mundur të reagojë.
Vetura e tretë përcjellëse ka nisur të ndjek “Bentleyn”, e ka zënë, dhe pjesëtarët e sigurimit të presidentit serb i kanë nxjerrë të tre personat nga vetura.
Sipas informatave të pakonfirmuara, të dyshuarit pas intervistimit në Polici, janë testuar për narkotikë, ndërsa në gjakun e njërit prej tyre është konstatuar se ka edhe kokainë, transmeton Koha.net.
Të tre të dyshuarit punojnë si sigurim në një prej diskotekave të njohura në Beograd, ndërsa veturën me të cilën shkaktuan aksidentin e kanë huazuar nga futbollisti Ivica Dragutinoviq.
Gazeta tjetër serbe, “Politika”, shkruan se të rinjtë nuk kanë pasur për qëllim të “sulmojnë” kolonën e veturave ku gjendej presidenti serb. Pas punës në diskotekë, siç raporton kjo gazetë, ata kanë marrë veturën e shtrenjtë dhe të shpejtë dhe kanë dalë për gjiro, ku edhe kanë shkaktuar incidentin.
Ata mund të dënohen deri në 8 vjet burgim.
Ndërkaq, ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka konfirmuar për “Tanjugun” se ka ndodhur incidenti, por ka theksuar se nuk ka dëshmi që presidenti i Serbisë të ketë qenë cak i këtij incidenti.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Nga De Biazi te Igli Tare, Rolando Maran zbulon gjithçka pas firmës te Kombëtarja! Trajneri i ri flet pa filtra: Do jetoj në…
- Çështja e jurisprudencës, Sali: Shumë shpejt do të publikohet zgjidhja!
- Horor në Gjermani – shtetasi i Maqedonisë dyshohet për sulm ndaj pensionistit, që vdiq
- Niset grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia, këtë vit për në Mekë udhëtojnë 2020 besimtarë
- Brenda një jave pritet të promovohet zgjidhja për provimin e jurisprudencës në shqip, njofton Sali
- LSDM: Edhe 10 ditë deri në afatin e fundit për reformat që Mickoski nuk do t’i përmbushë
- Eva Longoria mahnit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen elegante në darkën bamirëse
- BDI: Kërkojmë hetim për pasurinë e padeklaruar të drejtorit të NOMAGAS, Nedim Rama

