03 September
Kafshë të djegura, grurë i djegur, rezerva ushqimore për dimër të shkrumbosura, dhe gjashtë persona të lënduar. Ky është epilogu i zjarrit të djeshëm, që kaploi tre objektet e familjes Alili, në fshatin Belushin të Krushevës. Si pasojë e këtij zjarri pa rezerva ushqimore kanë më se 20 anëtar të familjes Alili. Zjarri që vazhdonte të digjet edhe sot, kishte shkrumbuar tre kasollet me rezerva ushqimore të kësaj familjeje, ndërkohë që, flakët e zjarrit kishin përfshi edhe shtëpitë e tyre të banimit.
Sipas banorëve, zjarri ka filluar në këtë pjesë të poshtme këtu, mirëpo, i janë dashur vetëm dy minuta që të arrijë tek shtëpitë, shkaku i erës së fushishme që fryn dhe thatësisë që mbizotëron në këto livadhe.
Banorët me lot në sy shpjegojnë ngjarjen e djeshme, ndërkohë që brenga e tyre tanimë nuk janë kasollet dhe shtëpitë e djegura, por fakti se, puna dhe bulmeti i gjithë verës që kanë punuar, iu është djegur dhe nuk kanë të ardhura të tjera për ta kaluar dimrin.
Dil i thash djalit shih…., po ndizet zjarri, unë e shifsha larg shtëpisë, por njëherë thanë shtëpia e këtij sepse unë nuke shihja mirë nga kodra atje po pastaj thanë kasollja jotë dhe e halimit digjet. Aty kisha kafshët kashtën, grurin kisha sëndëk të bletëve edhe ata janë djegur gjitha, skisha kafshët ku ti çoj- thotë Demirsha Alili. Pronar i objektit të djegur.
Bari Vani thandizet diçka, shkuam te xhaxhai të lëshojmë çezmat por kur e kthyem kokën e kaploi te xhaxhi te kushëriri im dhe deri sa arrita dolën flakët te shtëpia këtu”.dhe deri sa arrita dolën flakët te shtëpia këtu- thotë Sajmir Ullai, familjar.
Banorët e fshatit Belushinë, ekzistencën e sigurojnë kryesisht nga bujqësia, edhe atë kultivimi i duhanit. Por, këtyre tre familjeve, flakët dje ua dogjën jo vetëm duhanin, por edhe miellin.
Të tre familjet janë kapluar kemi pasur grurin, dikush miellin e ka pas, duhanin ka pas edhe bar për kafshët por krejt është djeg, siç e shihni vet. Zjarri kaploi edhe shpiat por njerëzit dhanë kontributin e madh që ta fikin mirëpo edhe uji pas një kohe u dobësua . fshati edhe shumë ujë- thotë një banor,
Përndryshe, fshati Belushinë i komunës së Krushevës, ka gjithsej 20 shtëpi kryesisht të banuara me shqiptarë, për dallim prej para disa dekadave kur ka qenë i banuar me rreth 60 familje, të cilat kryesisht kanë migruar shkaku i papunësisë dhe skamjes që mbizotëron në këtë vendbanim.
Përveç skamjes dhe infrastrukturës së keqe që ka, fshati Belushinë, përballet edhe me mungesën e ujit, edhe pse dikur njihej si fshati i 27 mullinjve, ku i gjithë rrethi vinin për të bluar grurin në këtë fshat.
Bashkim Sulejmani

