Heqja e provimit ekstern nga Ministria e Arsimit, është një fillim i mirë, por ka edhe shumë gjëra të cilat duhet të ndryshohen në sistemin arsimor. Kështu thotë profesori Enver Ajdini, njëri nga themeluesit e Plenumit të profesorëve. Ajdini ankohet për rrogat e ulëta të mësimdhënësve, librat e dëmtuar dhe jokualitativ, azhurimin e dy ditareve, si dhe për eksperimentet e shumta me sistemin arsimor.
‘Fillimisht, t’u tregoj se kemi shumë kërkesa. Bëhet fjalë për rreth 80 kërkesa të ndara në ligjëratat klasore, ligjëratat me lëndë dhe për shkollën e mesme. Njëra nga kërkesat që është e përbashkët për arsimtarët e shkollave fillore dhe profesorëve në shkollat e mesme, është rritja e rrogave. Kur jemi tek rrogat, përmendet si kërkesë edhe aplikimi i rrogës së 13-të apo K-15. Edhe punonjësit e arsimit duhet të kenë të ardhura të tilla.’, deklaroi Enver Ajdini, profesor.
Përpos kësaj, Ajdini si problem serioz e përmend edhe miratimin e reformave pa sigurimin e kushteve të nevojshme dhe pa konsultuar mësimdhënësit dhe prindët. Ajdini flet edhe për mosmarrëveshjet mes sindikatave të arsimit, ku thotë se pas grevave të vitit 2015, mbetën të pakënaqur nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
‘Kështu edhe u formuam ne si Plenum të profesorëve. Pas grevës së organizuar nga SASHK-u në janar të vitit 2015, mbetëm shumë të pakënaqur nga mënyra se si kjo sindikatë i zgjidhte problemet në sistemin arsimor tek ne. SASHK-u gaboi që ndërpreu grevën pa u konsultuar me ne. Doli sikur të gjitha reformat e miratuara nga ana e ministrisë, pranoheshin nga SASHK-u”, u shpreh më tej ai.
Profesori Enver Ajdini thotë se që atëherë nuk është më anëtarë i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Me këtë kryesi të SASHK-ut, thotë ai, asnjëherë nuk do të kthehej më në këtë sindikatë, duke shtuar se janë duke shqyrtuar mundësinë e shndërrimit të Plenumit të Profesorëve në Sindikatë të Arsimit.
Abdulla Berisha /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Nga De Biazi te Igli Tare, Rolando Maran zbulon gjithçka pas firmës te Kombëtarja! Trajneri i ri flet pa filtra: Do jetoj në…
- Çështja e jurisprudencës, Sali: Shumë shpejt do të publikohet zgjidhja!
- Horor në Gjermani – shtetasi i Maqedonisë dyshohet për sulm ndaj pensionistit, që vdiq
- Niset grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia, këtë vit për në Mekë udhëtojnë 2020 besimtarë
- Brenda një jave pritet të promovohet zgjidhja për provimin e jurisprudencës në shqip, njofton Sali
- LSDM: Edhe 10 ditë deri në afatin e fundit për reformat që Mickoski nuk do t’i përmbushë
- Eva Longoria mahnit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen elegante në darkën bamirëse
- BDI: Kërkojmë hetim për pasurinë e padeklaruar të drejtorit të NOMAGAS, Nedim Rama

