Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, zgjidhjen e kontestit rreth emrit dhe debllokimin e integrimeve euro atlantike, do të presin ardhjen e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Shkup. Në mediat në vend spekulohet se Nimic do të vijë edhe me propozim konkret, por nga Qeveria thonë se nuk kanë informata zyrtare as për datën kur Nimic do të arrijë në Maqedoni e as për përmbajtjen e bisedimeve.
“Zyrtarisht ende nuk kemi tajming preciz kur Nimic do të vijë, megjithatë, si çdo herë deri më tani në atë moment kur do ti kemi informatat i gjithë opinion në Maqedoni do të informohet”, deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Në disa mediume është përfolur edhe për rikthimin e propozimit Republika e Maqedonisë veriore ose Republika e Maqedonisë së epërme. As për këtë çështje Qeveria e Shkupit nuk ka një qëndrim të prerë. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, as nuk pohoi e as nuk mohoi rikthimin eventual të propozimit të shumë përfolur në tryezën e bisedimeve. Ai tha se për çdo gjë konkrete opinion vendor do të njoftohet në kohë.
“Përgjigja e njejtë, në momentin kur do të kemi informata zyrtare shtesë, do ti merni menjëherë, në të njëjtin moment”, shtoi ai.
Vizita e ndërmjetësit në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, vjen pas vizitës që kryediplomati grek Nikos Kocias realizoi ditë më parë në Shkup. Paraprakisht, menjëherë pas formimit të Qeverisë edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov vizitoi Athinën. Por nga këto vizita doli vetëm optimizëm dhe asgjë konkrete më shumë.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Nga De Biazi te Igli Tare, Rolando Maran zbulon gjithçka pas firmës te Kombëtarja! Trajneri i ri flet pa filtra: Do jetoj në…
- Çështja e jurisprudencës, Sali: Shumë shpejt do të publikohet zgjidhja!
- Horor në Gjermani – shtetasi i Maqedonisë dyshohet për sulm ndaj pensionistit, që vdiq
- Niset grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia, këtë vit për në Mekë udhëtojnë 2020 besimtarë
- Brenda një jave pritet të promovohet zgjidhja për provimin e jurisprudencës në shqip, njofton Sali
- LSDM: Edhe 10 ditë deri në afatin e fundit për reformat që Mickoski nuk do t’i përmbushë
- Eva Longoria mahnit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen elegante në darkën bamirëse
- BDI: Kërkojmë hetim për pasurinë e padeklaruar të drejtorit të NOMAGAS, Nedim Rama

