03 September
Nga shtatori në Maqedoni nuk është dashur të ketë asnjë qytetarë që do punonte për më pak se 12 mijë denarë në muaj. Kështu ishin premtimet e qeverisë, se nga ky muaj do të startojë zbatimi i shumës së re të rrogës minimale, por Kuvendi nuk i miratoi me kohë ndryshimet me të cilat do të prekin 130 mijë qytetarë.
Vetëm në sektorin e tekstilit janë të punësuar rreth 35 mijë qytetarë të cilët deri më tani kanë marrë roga prej 9 mijë denarëve dhe me rritjen e re prej 12 mijë denarëve ata do të fitojnë më shumë para- deklaroi Biljana Dukovska nga Platforma maqedonase kundër varfërisë.
Megjithatë, sipas Dukovskës rroga më e lartë minimale nuk e zgjidh problemin sistemor të shkallës së partë të varfërisë. Shteti patjetër duhet të marrë shumë masa tjera me të cilat do të përmirësohet jeta e qytetarëve e që të mund të themi se po bëhet diçka që ata të nxirren nga varfëria.
Nëse vijmë në situatë që qytetarët duhet të ndajnë më shumë para për transport dhe ushqim dhe këtë nuk ua garantojnë punëdhënësit apo nuk ekziston lloj tjetër i mbështetjes, nëse duhet të ndajnë përqindje më të madhe për t’i lënë që dikush të kujdeset për fëmijët e tyre apo të sigurojnë më shumë para për arsim, nëse shëndetësia kushton më shumë para atëherë vetëm me rritjen e rrogës minimale nuk kemi bërë asgjë- theksoi Biljana Dukovska.
Ndryshimet ligjore për rritjen e rogës minimale janë në rend të ditës për seancën e nesërme plenare ku do të duhet të miratohen me procedurë të përshpejtuar. Pikërisht kjo është një nga çështjet kryesore të përplasjeve ditore politike mes LSDM-së dhe VRMO-DPMNE-së. Pushteti kërkon mbështetje për ligjin, ndërsa opozita kritikon se për qeverinë prioritet kanë qenë ndryshimet kadrovike dhe shkarkimi i Zvërlevskin
Mirko Trajonvski

