01 September
Inspektorati Sanitar Shëndetësor në Maqedoni përballet me mungesë të kuadrit. Në Republikën e Maqedonisë vetëm 30 nga gjithsej 70 të punësuar të këtij institucioni janë të licencuar për kryerjen e kontrolleve në terren, të cilët duhet të mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë. Udhëheqsia e inspektoratit shprehet se nëse nuk ka punësime të reja brenda disa viteve ky inspektorat do të përbalet me shumë probleme në teren.
Inspektorati Sanitar Shëndetësor për momentin ka 70 të punësuar , nga ata vetëm 30, as gjysma nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, janë të licencuar si inspektor shëndetësor dhe sanitarë të cilët mund të kryej kontroll të pavarur në terren . Ky është numër që duhet të mbulojnë të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Matematikat e fundit tregojnë se nëse nuk merren masa urgjente në vitet e ardhshme , inspektorati sanitarë shëndetësor do të ngelet me vetëm 10 inspektor- deklaroi rina Sotirova Buhova –drejtoresh e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor.

