Dështimi i arsimit shqip në Maqedoni, vjen edhe si rrjedhojë e profesorëve, të cilët nuk përshaten me lëndët që ligjerojnë. Në Universitet është hasur, që të kemi profesor, të cilët nuk janë të specializuar për drejtimin e përcaktuar. Veterani i arsimit, profesor Tahir Zajazi thotë se një mësimdhënës duhet të jetë i përgaditur deri në atë nivel, që të avancon shoqërinë, pra për edukim dhe emancipin të brezave të rinj. Ai shton se shoqëria jonë është e vetëdijshme mbi gjendjen e arsimit, dhe se kjo vetëdije duhet t’i zgjojë njerëzit e arsimit. Sipas tij, e vërteta , e cila nxirret në shesh bën që të merren më pas për përmirësim, e gjithë kjo do të ndikojë në intersin kombëtar.
“Nocioni “profesor” asocon në domethënie të zgjeruar, përtej asaj që zhvillon edhe leksione para studentëve. Me resurset e dijeve që posedon, nga ai pritet të zhvillon edhe ide për avancimin e gjendjeve për mirëqenie, jo vetëm të mjedisit, por edhe më gjërë, nacionale deri nderkombëtare. Që të ndodhë kjo, profesori dallon me dije të thelluara globale të fushës që e ushtron. Me përjashtime të veçanta, kjo nuk përceptohet në mjediset e universiteteve që i kemi, që si rrjedhojë thellohen akoma edhe më keq gjendjet që i trashëguam. Dhe në favor të interesit kombëtar, duhet të thuhet e vërteta. Sepse kur e heshtim të vërtetën, në të njejtin moment fillojmë të vdesim (Martin Luter King).”, shprehet profesor Zajazi, për Almakos.
Zajazi shton se gjendja e arsimit, ku të arsimuarit inkuadrohen në Universitet, të cilët nuk e njohin fushën e tyre, vjen si rezultat i mungesës së shkollimit të duhur akademik, të edukatës universale,ku edhe bën të dështojnë jo vetëm në punën e tyre, por nxjerrin dhe kuadër jo të kualifikuar.
“ Në gjendjen e këtillë, në të cilën jemi, është e pritur që thirrjen e profesorit universitar e marrin edhe ata që nuk e njohin as fushën e tyre që e ushtrojnë në universitet. Sepse, vjen fjala, gjatë shkollimit parauniversitar ka kryer ndonjë shkollë jo adekuate akademike që reflekton mangësi të thelluara të kulturës elementare universale, me parashikim se atë që e merr nga shkollimi i mesëm, nuk e gjen dot në shkollim të më tejmë. Por, akoma edhe më e keqja vjen kur ndonjeri kryen studime të larta, siç në shkenca teknike apo në teologji dhe me një mbrojte të disertacionit, ashtu siç dijmë ne ta bëjmë, kualifikohet për kuadër shkencor, si të jurispondencës. Dhe si mund të themi ndryshe nga ajo se kuadri i këtyre përmasave është jo funksional, me resurse potenciale të prodhojë akoma edhe kuadër të gjeneratave të diplomuara, jo funksionale”, tha profesori Universitar Tahir Zajazi.
Një shembull të këtillë kemi patur edhe në degët e disperzuara të Universiteteve tona, nëpër qytet e ndryshme të Maqedonisë, ku edhe u inkuadruan profesorë, të cilët nuk e njihnin drejtimin e fakultetit, ku ishin të përcaktuar për të ligjeruar. Kërkesa për profesorë në këto fakultete, bëri që shumë nga të inkuadruarit të marrin diploma të magistraturtës, apo doktoraturës, në drejtimin që kërkohej. Shembull janë profesorët, të cilët kanë mbaruar fakultetin për elektro, ndërsa ligjerojnë në fakultetin e Ekonomisë, ose rasti më eklatan, kanë mbaruar për medicinë, inkuadrohen në fakultetin e Drejtësisë. Ku edhe kanë përjashtuar të specializuarit për drejtimet e duhura. Raste të këtilla ka shumë, dhe këtë shqetësim e ndajnë shumë veteran të arsimit, por edhe studentë, të cilët janë të pakënaqur me mësimdhënien, për arsye se profesorët nuk e njohin fushën e tyre, ose nuk përshtaten me lëndën që e ligjerojnë.
Delvina Kërluku
Almakos.com

