Author: almakos

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze sot me rastin e Kurban Bajramit dërgoi urime deri te kryetari i BFI-së reis ul ulema haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, anëtarët e Riasetit, si dhe myftinjtë dhe imamët. “Në frymën e festimit tradicional të Kurban Bajramit, në rrethin e familjes me mirësi dhe mikpritje ndaj të afërmve tanë, fqinjëve, miqve dhe bashkëqytetarëve, i respektojmë vlerat më të larta themelore të një shoqërie, ndërsa ato janë solidariteti, ndihmesa e ndërsjellë, durimi, bashkimi dhe toleranca. Edhe këtë vit Kurban Bajrami le t’iu sjellë shumë lumturi, paqe dhe mirëqenie në Shtëpitë dhe familjet tuaja”,…

Lexo më Shumë

Në disa institucione prej sot vendoset orar me dy turne. DAP, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve sot i dërgoi urim Bashkësisë Fetare Islame, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Festa që mbi gjithçka simbolizon dorën e solidaritetit midis njerëzve, dorën e mirësisë të atyre më të lumturve drejt atyre më pak të lumtur, fjalën e mirë dhe sjelljen njerëzore me shpresë se kjo ditë e bekuar e Kurban Bajramit do të na gjejë të bashkuar dhe në harmoni, në paqe dhe në mirëkuptim reciprok dhe do të na japë urtësi…

Lexo më Shumë

Pezullohet pagesa për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastrën e Patundshmërive që do të thotë se qytetarët të cilët prej anës së Kadastrës janë refuzuar në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të fletëparaqitjes prej sot nuk do të paguajnë kompensim. Drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev pas takimit të javës së kaluar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se janë duke punuar në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase. Nga Kadastra është paralajmëruar edhe zvogëlimi në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave të Agjencisë për kadastër, si dhe të…

Lexo më Shumë

Sipas Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural (AMFBZHR), për masën kanë konkurruar 662 persona, ku do të përfitojnë 10.000 euro të pakthyera mbështetje financiare për bujq të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore. Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), aplikacionet e arritura tashmë shqyrtohen, që të vërtetohet nëse i plotësojnë kushtet e caktuara në shpallje, ndërsa deri në fillim të tetorit pritet evoluimi të përfundojë. Pastaj, aplikuesve që i kanë plotësuar kushtet, AMFBZHR do t’u japë vendime, pas së cilës pason lidhja e marrëveshjes për mbështetje financiare. Ata aplikues që nuk…

Lexo më Shumë

01 September Ish-ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, do të jetë kandidat i BDI-në në Saraj, për zgjedhjet lokale. Një vendim i tillë u morë sonte nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas konsultimeve që realizoi me Kryetarët e Këshillave Vendorë të Sarajit në selinë e BDI-së në Tetovë, ku propozimi që Blerim Bexheti, të jetë kandidatë i BDI-së në Saraj është mbështetur unanimisht, njofton top-news.mk. Në sondazhet interne që janë realizuar nga BDI, propozimi që Blerim Bexheti të jetë kandidatë i BDI-së në Sarajë, ka marë mbështetje të madhe edhe tek qytetarët e Sarajit, por edhe në sondazhet që janë…

Lexo më Shumë

01 September Sot parashikohet të jetë mot i kthjellët, me temperatura tropikale. Ato do të jenë nga 16 deri 34 gradë celsius. Meteorologët thonë se gjatë gjithë  javës do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin pre 17 e 36 gradë celsius. Vranësira të pjesshme të cilat mund të sjellin sadopak freski priten nga mesi i javës së ardhshme.

Lexo më Shumë

DAP, Drejtoria e doganave, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, MPB, sektorët rajonal në Sektorin për mbikëqyrje dhe menaxhim të punëve, në Repartin për punë të qytetarëve, Ministria për Mbrojtje-reparti për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet të cilët fillimisht do të fillojnë prej sot të punojnë me dy ndërrime në vend. Puna në këto institucione do të fillojë prej ora 07:00 deri ora 14:30 (ndërrimi i parë) dhe më pas prej ora 14:00 deri ora 21:30 (ndërrimi i dytë). Poashtu do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një orar, edhe atë,…

Lexo më Shumë

Shërbimi për informim i PDSH-se, informon se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka zhvilluar takim me Vajgl, Kukan dhe Flenkesctein. Kryetari Thaçi informoi eurodeputetët për qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me situatën aktuale dhe të proceseve integruese në NATO dhe BE. Ai në takim gjithashtu potencoi se zgjedhjet e 15 Tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e standardeve demokratike për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike. Bashkëbiseduesit ranë dakord që ky komunikim i mirëfilltë mes PDSH-se dhe institucioneve të BE-së të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lexo më Shumë

01 September Besimtarët myslimanë të Maqedonisë që në orët e hershme të mëngjesit vërshuan xhamitë për të falur fillimisht namazin e sabahut dhe më pastaj atë të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI) u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve, të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi. Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në…

Lexo më Shumë

01 September Besimtarët e besimit islam sot e festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit. Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie. Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për Allahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore. Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të…

Lexo më Shumë