Kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve sot i dërgoi urim Bashkësisë Fetare Islame, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Festa që mbi gjithçka simbolizon dorën e solidaritetit midis njerëzve, dorën e mirësisë të atyre më të lumturve drejt atyre më pak të lumtur, fjalën e mirë dhe sjelljen njerëzore me shpresë se kjo ditë e bekuar e Kurban Bajramit do të na gjejë të bashkuar dhe në harmoni, në paqe dhe në mirëkuptim reciprok dhe do të na japë urtësi që t’i tejkalojmë dallimet në shoqërinë tonë e cila është e ndërtuar mbi vlerën e diversitetit etnik, fetar dhe kulturor, me qëllim që vendi të përparojë, ndërsa qytetarët dhe brezat e rinj të gëzojnë rezultatet e angazhimit tonë”, thuhet në urimin e Xhaferit. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në urim i dëshiroi qytetarëve që të kenë gjithmonë fat, paqe dhe mirësi në familje.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës
- Natë tensioni në Tetovë: 32-vjeçarit i gjenden thikë dhe shkop bejsbolli në park
- Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin
- Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Berishën dhe tre eksponentë të PD-së

