Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze sot me rastin e Kurban Bajramit dërgoi urime deri te kryetari i BFI-së reis ul ulema haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, anëtarët e Riasetit, si dhe myftinjtë dhe imamët. “Në frymën e festimit tradicional të Kurban Bajramit, në rrethin e familjes me mirësi dhe mikpritje ndaj të afërmve tanë, fqinjëve, miqve dhe bashkëqytetarëve, i respektojmë vlerat më të larta themelore të një shoqërie, ndërsa ato janë solidariteti, ndihmesa e ndërsjellë, durimi, bashkimi dhe toleranca. Edhe këtë vit Kurban Bajrami le t’iu sjellë shumë lumturi, paqe dhe mirëqenie në Shtëpitë dhe familjet tuaja”, thuhet në urim. U dëshirojmë, shtohet në të, këtë festë të madhe fetare ta kaloni në atmosferë të hareshme dhe harmonike, ndërsa prerja e kurbanit dhe dhurimi T’ua hapë zemrën ndaj Zotit duke Ju dhuruar shumë shëndet, lumturi dhe paqe në Shtëpitë Tuaja dhe shtëpitë e më të afërmve Tuaj.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës
- Natë tensioni në Tetovë: 32-vjeçarit i gjenden thikë dhe shkop bejsbolli në park
- Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin
- Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Berishën dhe tre eksponentë të PD-së
- Alarm në Tetovë: 15-vjeçari kapet duke vozitur pa patentë
- Vjehrra vërsulet ta sulmoj nusen me mjet të fortë
- Mister në Gostivar: 77-vjeçari gjendet pa ndjenja pranë shtëpisë, me lëndime në kokë
- Mbyllja e vendkalimit ilegal në Bit Pazar, revoltohen disa qytetarë

