Në disa institucione prej sot vendoset orar me dy turne. DAP, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.
Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Sa i përket orarit fleksibil që do të vendoset, dita e punës do të zgjatë 8 orë me çka fillimi i orarit të punës do të jetë mes orës 7:30 dhe 8:30, ndërsa përfundimi mes 15:30 dhe 16:30.
Prej nesër puna me dy turne vendoset edhe në kopshtet, të cilat do të kujdesen për fëmijët deri në orën 21 e 30 minuta. Ditë pune do të jetë çdo e shtunë e parë e muajit prej orës 8 deri në 16.
Qeveria këto reforma i vendos me qëllim që t’u dalë në vigjilje nevojave të qytetarëve. mp
Data 21.05.2026
Aktuale
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës
- Natë tensioni në Tetovë: 32-vjeçarit i gjenden thikë dhe shkop bejsbolli në park
- Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin
- Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Berishën dhe tre eksponentë të PD-së
- Alarm në Tetovë: 15-vjeçari kapet duke vozitur pa patentë
- Vjehrra vërsulet ta sulmoj nusen me mjet të fortë
- Mister në Gostivar: 77-vjeçari gjendet pa ndjenja pranë shtëpisë, me lëndime në kokë
- Mbyllja e vendkalimit ilegal në Bit Pazar, revoltohen disa qytetarë

