Sipas Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural (AMFBZHR), për masën kanë konkurruar 662 persona, ku do të përfitojnë 10.000 euro të pakthyera mbështetje financiare për bujq të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore. Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), aplikacionet e arritura tashmë shqyrtohen, që të vërtetohet nëse i plotësojnë kushtet e caktuara në shpallje, ndërsa deri në fillim të tetorit pritet evoluimi të përfundojë. Pastaj, aplikuesve që i kanë plotësuar kushtet, AMFBZHR do t’u japë vendime, pas së cilës pason lidhja e marrëveshjes për mbështetje financiare. Ata aplikues që nuk kanë plotësuar kushtet e caktuara, do të marrin vendim se janë refuzuar me elaborim të shkaqeve. Aplikantët, të cilët do të shfrytëzojnë këtë masë, pasi që do ta lidhin marrëveshjen duhet të fillojnë me kryerje të investimeve konform planit të tyre afarist. AMFBZHR do të kryejë kontrolle të rregullta, sa e realizuara në terren është në pajtim me biznes-planin e ofruar të aplikuesit. “Evoluimi, por edhe ndarja e mjeteve financiare do të zhvillohet me llogaridhënie, në mënyrë profesionale dhe joselektive”, potencoi MBPEU. Kjo masë ekzistoi edhe më parë, por me kritere “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës
- Natë tensioni në Tetovë: 32-vjeçarit i gjenden thikë dhe shkop bejsbolli në park
- Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin
- Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Berishën dhe tre eksponentë të PD-së

