01 September
Besimtarët e besimit islam sot e festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për Allahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore. Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani sakrificën për të tjerët.
Kurban Bajramit shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen “kurban” ose sakrificë. Edhe ky akt fetar bie në ibadetet pronësore që çdo mysliman të therë kurban. Si kurban mund të theret bagëti e imët njëvjeçare (dele, dash, dhi, cjap), lopë dyvjeçare, ose deve pesëvjeçare.Në parim, kafshë më të reja se këto nuk mund të theren për kurban. Për të qenë i vlefshëm kurbani, kusht është që të jetë krejtësisht i shëndoshë.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman Ef. Rexhepi ka dërguar uratë për Festën e Kurban Bajramit, duke iu uruar të gjithë besimtarëve myslimanë shëndet dhe lutje të pranuara.
Ef. Rexhepi thërret për pajtime familjare në ditën e Bajramit, sepse dita e Bajramit është ditë e pajtimit, ditë e dashurisë dhe ajo ditë i përkushtohet vetëm Zotit

