31 August
Kotzias sot në Shkup takoi edhe krerët e partive më të mëdha politike në vend. Me këtë rast në takim me kreun e LSDM-së dhe njëherit kryeministrin, Zoran Zaev, Kocijas tha se Greqia nuk ka interesa gjeo-politike dhe gjeo-strategjike ndaj Maqedonisë dhe se janë të hapur për zgjidhje efikase të problemit rreth emrit. Ndërsa kryeministri Zaev theksoi se vetëm qasja pozitive në zgjidhjen e çështjeve të hapura midis shteteve, me respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim është e ardhmja e rajonit. Kocijas takoi edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti; kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe atë të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

