Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe përfaqësuesit e organizatave civile, të cilët u zgjodhën në konkurset publike për mbështetje të projekteve, sot i nënshkruan marrëveshjet për mbështetje financiare. Takimi, siç informojnë nga Ministria, ishte shfrytëzuar edhe për këmbim të propozimeve konstruktive për zbatimin e projekteve, por edhe për mënyrat për zgjerim të bashkëpunimit të shoqatave me institucionet shtetërore, për çfarë ministrja Carovska e potencoi qëllimin dhe gatishmërinë e e saj të sinqertë.
Të pranishmit iu falënderuan për transparencën e Ministrisë dhe për mënyrat e reja të vendosura të komunikimit dhe bashkëpunimit të shoqatave me sektorët në Ministri.
Marrëveshjet e nënshkruara për mbështetje të projekteve janë rezultat nga konkurset publike të cilat ishin publikuar në faqen e internetit të MPPS dhe të RTM-së më 18 dhe 21 korrik të vitit 2017, ndërsa fondi i përgjithshëm për mbështetje të projekteve është 2.400.000,00 denarë. Në konkursin publik për mbështetje të Projektit për avancim të punës të Qendrës ditore për fëmijë me autizëm Shtip, ishte zgjedhur projekti i Shoqatës “Hapni dritaret”, Shkup. Për mbështetjen e projektit të shoqatave për mbrojtje sociale të fëmijëve në rrugë, është zgjedhur projekti i “Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”. Në konkursin për mbështetjen e Projekteve të shoqatave për mbrojtjen e viktimave në dhunës familjare për vitin 2017, i ndarë në tri qëllime specifike, janë zgjedhur Qendra e Krizës “Shpresa” – Shkup, Organizata e Grave të Qytetit të Shkupt dhe Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore. Në konkursin publik për mbështetje të Projektit për riintegrim të personave pa strehë, është zgjedhur – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe për mbrojtje të Projektit për mbështetje spiko- sociale të fëmijëve në rrezik social është zgjedhur projekti i Shoqatës civile “HOPS” – Opsione për jetë të shëndetshme, Shkup.
Nga disa shoqata simotra, jashta Shkupit thonë se kjo shumë që u ndahet qëndrave bazë, nuk korespondon me harxhimet e aktiviteteve që realizojnë gjatë vitit.
“Ne marrim 60.000denarë në vit, nga qëndra bazë. Ndërsa këtë buxhet për 10 ditë mund ta sigurojmë na njerëzit bamirës që ju dalin në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta. Ajo shumë, zakonisht shfrytëzohet për ditën ndërkombëtare të fëmijëve me hendikep, për seancat e zhvilluara dy herë në vit, ku pjesmarrësit marrin 250 denarë mëditje dhe shuma tjetër për taksat komunale të zyrës. 20 përqind e shumës bazë që përfiton qëndra jonë nga selia amë, në Shkup, është shumë e vogël”, tha një nga përfaqësuesit e organizatës “Poraka”, për Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com

