Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale i cili e shqyrtoi rastin e vdekjes së trinjakëve, me qëllim të vërtetimit nëse trajtimi i foshnjave dhe nënës është bazuar në përputhshmëri me protokollet dhe mjekësinë e bazuar në argumente, vërtetoi se nuk ka pasur ndonjë parregullësi dhe gjithçka është është bërë në pajtueshmëri me protokollet e parapara.
Një njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ashtu siç kishte njoftuar kjo ministri janë një sërë faktorësh që kanë shkaktuar vdekjen e trinjakëve. “Komisioni konstaton se është bërë fjalë për shtatzani shumë të rrezikshme dhe shtatzani multipe, e shoqëruar nga diabeti gestational i varur nga insulina, hipertensioni dhe infektimi tek nëna, solli lindjen e parakohshme të nënës e cila kishte moshë të vogël gestacionale (më e vogël se java e 28 e shtatzanisë) dhe pesha e ulët e lindjes (nën 1000 gramë)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Më tej, në njoftim thuhet se Komisioni gjithashtu ka konstatuar se është bërë trajnim trajnim i duhur para lindjes, me sukses është kryer stabilizimi primar te të posalindurit në sallën e operacionit, gjithashtu është kryer kujdesi inteziv postnatal. /SHENJA/

