31 August
Një dit para Festës së Kurban Bajramit,besimtarët mysliman kishin vërshuar tregjet e improvizuara ku shiteshin kafshët për kurban. Ata shprehen se si besimtar të këtij konfesion iu takon që ta praktikojnë këtë rrit fetarë, kuptohet poqëse këtë ua mundësojnë kushtet ekonomike.
“Jo ende nuk kemi ble kurban,por do të dalim do të ecim sot,shpresojmë se do t’a blejmë një sepse kemi bërë nijet.(Çmimet, delet prej 100-120 euro.
“Po,çmimet nuk janë të shtrenjta. Jo tani kemi dal të blejmë edhe për vete edhe për gruan”.
“Po njëjtë, mire e njëjtë si çdo vjet”.
Ndërkohë shitësit e kurbaneve thonë se çmimet janë të volitshme dhe lëvizin në bazë të llojit dhe masës se kafshëve, por edhe përkundër kësaj shitjet janë të ulëta. Ata madje kërkojnë një vend të posaçëm për shitjen e kurbaneve.
“Varet prej dashit apo prej deles,250 euro dashi. 100 euro delja.”Po si nuk duhet, po nuk na lejojnë,vështirë, policia vijnë dhe na ngacmojnë, por asgjë nuk kanë çfarë të bëjnë.”
“Dobët, lire, nuk ecën aspak. Më shumë ka pasur këtë vit hiç,Populli nuk kanë të holla.”
Sinkron: Shitës
“Jo më dobët është,nuk ka. Duhet të këtë, por këtu tek ne tregu I kafshëve I bie larg për atë edhe është problem.”
“Çmimet janë kundrejt mallit. Po normale janë,patjetër të shiten,pasi që është festë patjetër të shiten”
“Po na duhet,dje kemi pasur probleme me policinë, nuk na lejonin të shesim,por pastaj u qetësua gjendja dhe vazhduam me punë.”
Çmimet e kafshëve për kurban fillojnë prej 100 deri më 500 euro varësisht masës dhe llojit të kurbanit. Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat islame të cilën e festojnë myslimanët në gjithë botën. Nesër në ora 06:38 do të falet namazi i Kurban Bajramit.
Valmira Zendeli

