31 August
Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn qëndrojnë në Shkup për të takuar aktorët politik megjithatë deri tani nuk është prezicuar se cila është arsyeja dhe tema e këtyre takimeve. Gjatë ditës eurodeputetët takuan fillimisht kreun e Kuvendit Talat Xhaferi kurse aktualisht vazhdojnë një nga një takimet me përfaqësues të partive parlamentare dhe krerët e tyre. Agjenda parasheh që Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn të qëndrojnë në Shkup edhe paraditën e nesërme dhe në fund të sqarojnë epilogun e vizitës së tyre me një komunikatë të përbashkët. Tre eurodeputetët në Shkup kanë qëndruar disa herë në kohën e krizës politike, para zgjedhjeve parlamentare por është hera e parë që takojnë aktorët politik, pas formimit të Qeverisë.

