26 August Një tërmet jo shumë i fortë ka lëkundur mëngjesin e sotëm jugun e vendit tonë me një intensitet prej 2.9 shkallë sipas Rihterit. Tërmeti është ndjerë mbrëmë rreth orës 22:34 në rajonin e Ohrit dhe Prespës. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga Resnja, në fshatin Jankovci, në thellësi prej 2 kilometra. Në rajonin Ohër-Prespë gjatë gjithe verës janë shënuar më shumë se 1 400 tërmete.
Author: almakos
Moti sot pritet të jetë me diell me re të lehta lokale. Pritet të ketë erë të lehtë nga ana verilindore. Temperatura e mëngjesit do të shkojë nga 4 deri në 15 gradë dhe gjatë ditës nga 29 deri në 36 gradë. Në Shkup pritet të ketë me diell me një vranësira të lehta dhe erë të dobët kryesisht verilindore. Temperatura do të jetë nga 11 deri në 35 gradë. Të martën dhe të mërkurën parashikohet që temperaturat përsëri do të bien dhe të ketë stuhi e përkohshme dhe kushte për paqëndrueshmëri të motit.
Një tërmet ka goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm jugun e Shqipërisë. Mësohet se lëkundjet janë regjistruar rreth orës 04:22 minuta me orën lokale, rreth 19 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Fatmirësisht nuk ka patur dëme apo të lënduar pasi tërmeti i regjistruar ka qenë i magnitudës 2.9 ballë, i shënuar në 2 km thellësi të tokës. Pavarësisht nivelit të ulët, tërmeti është ndierë edhe në Sarandë e zonat përreth. Epiqendra e tij ka qenë në Frashtan të Gjirokastrës.
LR PDSH ka bërë të ditur se që nga dita e sotme ata edhe zyrtaritsht do të quhen “Aleanca për shqiptarët”.“Në bazë të vendimit të Kuvendit Qendror të LR PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy Kongreseve, si dhe pas përfundimit të procedurave juridike, bazuar në kërkesën e kuvenendarëve, të cilët në mënyrë unanime përkrahën emërtimin e ri të subjektit politik tani më me emrin: Aleanca për Shqiptarët.Po ashtu në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, u bisedua edhe për zgjedhjet lokale, si dhe mundësitë e koalicionimeve me subjektet tjera politike që për qëllim do të kishte ndryshimin e…
Në një bisedë të hapur dhe konstruktive në Nish, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i sqaroi homologut të tij maqedonas, Nikolla Dimitrov arsyet e tërheqjes së personelit diplomatik nga ambasada në Shkup, por pa zbuluar më shumë detaje në opinion. Megjithatë bashkë konstatuan se të dyja vendet janë mike dhe problemet duhet t’i zgjidhin në frymën e fqinjësisë së mirë. Ministri Serb madje u shpreh se Serbia nuk do të ndërmerr asnjë veprim që do t’i dëmtonte interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Ne i përcollëm njohuritë e shërbimeve tona të sigurisë. Pikërisht ato njohuri shkaktuan reagimin tonë,…
Grupi i dytë prej 168 besimtarëve nga Maqedonia janë nisur nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup për në tokat e shenjta në Arabinë Saudite për të kryer një ndër pesë kushtet e Islamit, Haxhin, raporton Anadolu Agency. Këtë vit nga Maqedonia nisen 800 besimtarë, ndër të cilët më i riu është një tre vjeçar, ndërsa më i moshuari mbi 70 vjeç. Grupi i parë me 180 besimtarë u nis mbrëmë pas mesnate, ndërsa pas grupit të sotëm prej 168 besimtarëve, gjatë ditës së nesërme do të nisen edhe tre grupe të tjera të ndarë sipas qyteteve nga vijnë. Koordinator…
Republika e Serbisë dëshiron që edhe më tej të ketë marrëdhënie miqësore me Republikën e Maqedonisë dhe nuk dëshiron të jetë e përfshirë në ndonjë lojë. Këtë e ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot në Nish.“Dëshiroj të informoj popullin në Maqedonisë se nga veriu, nga Republika e Serbisë nuk ka asnjë kërcënim. Serbia nuk ka ndërmend të kontestoj asgjë që lidhet me Maqedoninë, as shtetin, as kombin, e asgjë tjetër”, ka thënë Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të…
25 August Policia e Kërçovës ngriti padi penale kundër S.R. (73) nga fshati Greshnicë për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale “tentim për vrasje”. MPB kumtoi se më 17 gusht rreth orës 8:00 në fshatin Greshnicë, në oborrin e tij me thikë në bark i ka shkaktuar lëndim vëllait Q.R. (80). Në ngjarjen i ka paraprirë zënkë mes vëllezërve
Policia gjyqësore është e detyruar të njoftojë “pa vonesë” prokurorin lidhur me veprën penale , shpesh prokurori nuk njoftohet në kohë. Përfshirja e prokurorit që në fazat e para të hetimit ndihmon në strukturimin e mirë të procesit hetimor dhe në parandalimin e vonesave të panevojshme apo punës hetimore të keqorientuar apo të papërshtatshme, për rastin konkret. Disa analistë të ligjit besojnë se, nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë, atëherë çështja duhet të dërgohet për gjykim, duke ia lënë gjykatës vendimin përfundimtar të fajësisë apo pafajësisë. Të tjerë analistë do të argumentonin se, nëse prokurori nuk është…
Xhemail Çupi, profesor Universitar, i pyetur për temën: Kufiri në mes Dibrës së Madhe-Dibër e vogël, a është një plagë, dhe sa ka penguar zhvillimin ekonomik, kulturor, artistik, për Dibrën dhe dibranët ky kufi. A është e mundur bashkimi i dibranëve nga Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogwl. Çfarë kanë bērë politikanët shqiptar, për rrëzimin e këtij kufri dhe bashkimin e së njejtës, si njē trung i vetëm, Çupi, na dha këtë përgjigje: “Pajtohem plotësisht me konstatimin tuaj se kufiri jo i natyrshëm që është vendosur padrejtësisht mes dy Dibrave, që në fakt përbëjnë një të vetmin, është një…
Maqedonia është vendi me dallimin më të madh të të ardhurave mes të pasurve dhe të varfërve. Kjo u konstatua në analizën e realizuar nga Ministria e Financave, prezentuar sot para mediave, ku u nxorrën edhe shifra që tregonin për dallime të mëdha si brenda vetë kompanive ashtu edhe në shoqërinë në përgjithësi. Sipas analizës, gjysma e personave të punësuar në Maqedoni marrin pagë më të vogël se 220 euro, ndërsa 1 për qindëshi i të punësuarve ka të ardhura sa e gjithë pjesa tjetër bashkë. BRANIMIR JOVANOVIQ, KËSHILLTAR NË MINISTRINË E FINANCAVE“50% e personave që kanë të ardhura në…
Maqedonia nuk ka shfrytëzuar mbi 119 milionë euro para të pakthyeshme nga fondet IPA dhe ka gjasa të humbë edhe 30 milionë të tjera nëse nuk realizohen projektet me të cilat është konkurruar, por zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nuk dëshiron që fajin për këto para të humbura ta kërkojë edhe tek partia e tij amë. Osmani thotë se fokusi i tij si ministër tani është në shfrytëzimin e parave që ende ka mundësi të shfrytëzohen. BUJAR OSMANI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Përgjegjësinë duhet ta ketë secili që ka qenë i involvuar në këtë proces. E imja nuk…

