Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj sjelljes së Ministrit të Brendshëm të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, lidhur me aktivistët e flotilës humanitare për Gazën.
Në reagimin e tij publik, Osmani theksoi se dënon fuqishëm “sjelljen e papranueshme dhe çnjerëzore” të Ben Gvir ndaj aktivistëve, duke vlerësuar se një qasje e tillë “nuk përfaqëson vlera demokratike, por arrogancë, radikalizëm dhe mungesë respekti ndaj dinjitetit njerëzor”.
Ai po ashtu kritikoi edhe heshtjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përballë zhvillimeve të tilla, duke deklaruar se “këta njerëz nuk kanë as qëndrim e as minimumin e ndjeshmërisë njerëzore për të folur kur duhet folur”.


