Maqedonia është vendi me dallimin më të madh të të ardhurave mes të pasurve dhe të varfërve. Kjo u konstatua në analizën e realizuar nga Ministria e Financave, prezentuar sot para mediave, ku u nxorrën edhe shifra që tregonin për dallime të mëdha si brenda vetë kompanive ashtu edhe në shoqërinë në përgjithësi. Sipas analizës, gjysma e personave të punësuar në Maqedoni marrin pagë më të vogël se 220 euro, ndërsa 1 për qindëshi i të punësuarve ka të ardhura sa e gjithë pjesa tjetër bashkë.
BRANIMIR JOVANOVIQ, KËSHILLTAR NË MINISTRINË E FINANCAVE
“50% e personave që kanë të ardhura në Maqedoni kanë të ardhura nën 212 euro në muaj, 70% të ardhura nën 297 euro në muaj, 90% nën 495 euro në muaj. Nga ana tjetër 2% e njerëzve janë me të ardhura mbi 1044euro, ndërsa 1% e njerëzve kanë të ardhura që janë mbi 1523 euro. Kjo gjithashtu mund të jetë interesante. Të ardhurat më të larta që janë realizuar në vitin 2016 janë në vlerë 2.6milionë euro”
Përveç tyre në të njëjtin vit 15 persona kanë pasur të ardhura nga mbi 1 milion euro, 66 persona me të ardhura mbi 500 mijë euro, 23 persona me të ardhura mbi 200 mijë euro dhe 775 persona që kanë pasur të ardhura mbi 100 mijë euro. Këto 775 persona kanë fituar bashkërisht 190milion euro gjatë vitit 2016 që është e barabartë me shumën që e kanë relizuar 210 mijë persona që kanë të ardhura më të ulta në të njëjtin vit. Dallimet janë vërejtur edhe brenda vetë kompanive. Ministria e finansave paralajmëroi ndryshime të reja në politikat fiskale si dhe ato tatimore, ndërsa një ndër reformat e premtuara edhe gjatë fushatës do të jetë vendosja e taksës progresive. Me këtë taksë të pasurit do të paguajnë përqindje më të lartë të tatimit sesa të varfërit.
DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE
“Edhe në programën e Qeverisë do ta shihni se qëndron tatami i drejtë. Për momentin ne në bazë të të dhënave të këtyra bëjmë analiza, qëllimi jonë do të jetë që të dalim në opinion, t’i prezentojmë këto të dhëna dhe të marim sugjerime dhe kritika. Mendojmë se në këtë drejtim duhet të ndërpritet praktika e sjelljes së ndryshimeve me dhunë dhe opinion të mer pjesë në sjelljen e vendimeve”
Në analizën e publikuar sot nga Ministria e Financave u tha se aktualisht personat e kategorive më të rrezikuara finansiare participojnë me përqindjen më të lartë në grumbullimin e tatimit, ndërsa të pasurit paguajnë më pak tatim. Të ardhurat e personave të varfër vijnë kryesisht nga pagat dhe pensionet, ndërsa tek të pasurit dominojnë dividentat, të ardhurat nga angazhimet me honorar dhe mënyrat e tjera të fitimit. Arben Zeqiri /SHENJA/
Maqedonia, vendi me dallimin më të madh mes të… by tvshenjaofficial

