Njëri nga organizatorët e protestave studentore në Shkup, Hamza Nuhiu, ka ndarë përshtypjet nga vizita e tij në Kuvendi i Shqipërisë, ku tha se pati mundësinë të takojë deputetë dhe funksionarë shtetërorë.
Sipas Nuhiut, ajo që e la më së shumti përshtypje ishte funksionimi i demokracisë dhe debati parlamentar, ku edhe deputetët e pozitës kërkonin llogari nga ministrat e tyre.
Ai theksoi se gjatë qëndrimit në Tiranë mori shumë mesazhe përkrahëse dhe ndjeu, siç u shpreh, “shumë dashuri për studentët e Maqedonisë së Veriut”, të cilët sipas tij po zhvillojnë një betejë për dinjitet, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë.
“Kjo nuk është thjesht një kauzë studentore, por një kauzë mbarëkombëtare që kërkon zërin dhe mbështetjen e secilit prej nesh”, shkroi Nuhiu.
Në fund të reagimit të tij, ai theksoi se “kur rinia ngrihet për ideale, shpresa për ndryshim bëhet më e fortë se kurrë”.








