Gjykata e Lartë ka prishur vendimet e mëparshme ndaj Ardian Hajdari, i cili ishte dënuar për mosdeklarim pasurie.
Ish-gjyqtari i vettingut kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të dënimit.
Sipas dispozitivit, trupa gjykuese me relator gjyqtarin Gent Shala vendosi prishjen e vendimeve të mëparshme dhe pushimin e gjykimit të çështjes, pa e kthyer atë për rishqyrtim në gjykatat më të ulëta.


