Author: almakos

26 August Kryeministri Zaev nga Durrësi shprehu pritjet e tij që deri në fund të viti ndërmjetësuesi i huaj në çështjen me Greqinë, Metju Nimic të sjellë propozime të reja. Zaev shtoi se pret që kjo çështje të zgjidhet me dialog mes dy vendeve.Të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor që jemi prezentë këtu me eurokomisarin Han dhe Bankën Botërore, une personalisht mendoj se kanë qëndrim pozitiv ndaj Maqedonisë dhe kanë vullnetin t’i ndihmojnë Maqedonisë për çdo çështje ashtu si duam tu ndihmojmë ne të gjithëve. Unë mbetem me pritjen se problemi do të zgjidhet me dialog të udhëhequr nga kombet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mledhur liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim joformal në Durrës. Prezent ishte edhe komisari i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Kosovës Isa Mustafa,i Serbisë Ana Brnabiç,  i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe nikoqiri, kryeministri shqiptar Edi Rama, kanë biseduar për perspektivën euroatlantike të rajonit dhe mundësitë e përbashkëta të shteteve për zhvillim ekonomik. Kjo sipas përfundimeve të tyre, mund të bëhet nëpërmjet tregëtisë, investimeve, shërbimeve të ndryshme dhe ekonomisë dixhitale…

Lexo më Shumë

Po bëhet prerja e drunjve, në rrugën kryesore pranë parkut të Çairit, nën arsyetimin se kjo është për të mirën e banorëve të këtij vendbanimi.  Përgjatë gjithë kësaj rruge shiheshin punëtor të cilët po i kthenin pemët në trungje. Përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, që ishin aty prezent nuk donin që të prononcoheshin para kamerës, por prapa saj, thanë se ata po bëjnë krasitjen e drunjve, për të evituar shumë probleme që shkaktojnë degët e tyre. Por, të njejtin mendim nuk e ndanin edhe banorët e asaj ane, të cilët nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë prerjen e…

Lexo më Shumë

Për nivelin e ulët të mirëqenies në Maqedoni, flet gjendja ekonomike e qytetarëve, të cilët nuk arrijnë të ikin për pushime. Harxhimet për pushime të familjeve në Maqedoni janë shumë më të ulëta se ato të shteteve perëndoimore. Shumë qytetarë e pohojnë se nuk arrijnë të përmbushin nevojat elementare, e nuk mendojnë për mobileri të shtrenjta, veshje, aq më pak për pushime në det, shkruan Almakos. Arti, i cili ka ardhur nga larg, në Maqedoni, thotë se ky vend nuk ka det, por synimi i tij është të jetë pranë familjarëve. Ai ka ikur dhjetë vite më pare në Gjermani,…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë të klasës së parë, as këtë vit nuk do të kenë fatin që të mësojnë nga abetarja mbarëkombëtare, me të cilën i fillojnë hapat e para të diturisë bashëkmoshatarët e tyre nga trojet tjera shqiptare. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës arsyetohen se shkak për këtë është mospërputhja e programeve mësimore të Maqedonisë me atë të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe diasporës. Naziktere Sulejmani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, tha se përdorimi i abetares së unifikuar edhe për këtë vit mbetët vetëm dëshirë e nxënësve dhe mësuesëve shqiptarë. NAZIKTERE SULEJMANI, KËSHILLTARE SHTETËRORE “Meqë…

Lexo më Shumë

Riaktualizohen përçarjet brenda koalicionit Aleanca për Shqiptarët, i cili tashmë është një subjekt politik. Siç njoftoi dje Lëvizja për Reforma në PDSH, e cila tashmë quhet me emrin e koalicionit parazgjedhor, është marrë vendimi zyrtar që LR PDSH të quhet Aleanca për Shqiptarët, por pa theksuar nëse në këtë parti do të shkrihen edhe dy parnerët parazgjedhor të koaliconit. Por, kryetari i “Unitetit”, Gëzim Ostreni kundërshton ashpër riemërimin e LR PDSH-së në Aleanca për Shqiptarët duke kujtuar se subjekti i tij dhe RDK-ja i janë bashkuar koalicionit si parti të veçanta e jo me idenë që të shkrihen në një…

Lexo më Shumë

Gjatë sezonit veror kryerjet e veprave penale në pronat private ka qenë alaramante. Gjatë muajit Qershor dhe Korrik në vend janë regjistruar 2542 vepra penale të kategorisë së vjedhjeve prej të cilave më shumë se gjysma, ose për ekzakte 1744, kanë qenë vjedhje të rënda. Këtë e bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme por edhe nga kompanitë e sigurimeve pohojnë se kërkesat për sigurimin e shtëpive gjatë sezonit të  verës shënojnë rritje duke u konsideruar si periudhë më e rrezikshme. Normalisht në vend të parë janë vjedhjet, si rrezik më i shpeshtë, sepse periudha e verës është kohë…

Lexo më Shumë

Akoma asnjë reagim nga institucionet lokale dhe ato qendrore lidhur me masat që duhet marrë për kthimin në normalitet të jetës në fshatin Poroj të Tetovës, pas vërshimeve që ndodhën muaj më parë. Situata në këtë fshat vazhdon të jetë e rëndë.  Banorët shprehen të revoltuar ndaj neglizhencës së institucioneve. Ata refuzojnë të prononcohen para kamerave duke theksuar se tani e tutje do të flasin përmes protestave. As protesta e banorëve dhe bllokimi i rrugës që ndodhi javë më parë këtu në fshatin Puroj, nuk ka dhënë efektin e duhur. Si duket komuna dhe Qeveria vazhdojnë të mbajnë vesh e…

Lexo më Shumë

13 avokatët e rastit gjyqësor të Kumanovës me 30 gusht do të fillojnë të japin fjalën përfundimtare të 37 të akuzuarve. Avokatët e rastit të Kumanovës si dëshmi të vetme mbrojtëse e kanë dëshminë e vetë të akuzuarve pasi që gjykata paraprakisht i refuzoi të gjithë provat plotësuese të tyre. Avokati Naser Raufi thotë se nuk ka balancë midis palëve meqë nuk kanë prova të tjera ashtu sic ka prokuroria. Mbrojta do të jetë në bazë të deklaratave që i kanë dhënë vetë të akuzuarit pasi që ju jeni të njoftuar që të gjitha provat e të gjitha avokatëve u…

Lexo më Shumë

26 August Ndërkohë që kanë mbetur edhe disa javë deri në dorëzimin e kandidaturave për kryetar komunash, partitë politike nuk kanë paralajmëruar koalicione të mundshme ose bashkëpunime mes tyre në komuna të caktuara. Aleanca për Shqiptarët rikonfirmon se do të mbështes kandidatin e BDI-së për Kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas kryetarit të kësaj partie, Zijadin Sela Aleanca për Shqiptarët nuk ka paraparë asnjëherë kandidat për në Kërçovë. Aleanca është në koordinim e sipër dhe përzgjedhjeve të figurave të cilët do të garojnë por ndërkohë siç mëson Alsat M nga burime brenda Aleancës, ky subjekt ka formuar edhe një grup…

Lexo më Shumë

Nëse dhe kur Maqedonia do t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së varet nga shumë faktorë përfshirë edhe vendet anëtare, thotë Mark Lait zyrtar i lartë i NATO-s, i cili në vitin 2001 gjatë konfliktit ishte përfaqësues i posaçëm i Xhorxh Robertsonit. Sipas tij, nga ajo periudhë e deri më sot Maqedonia është avancuar por nuk theksoi nëse është e mundur që vendi të anëtarësohet në NATO nën referencën e përkohshme IRJM, para se të zgjidhet çështja me Greqinë. NATO dhe BE janë prononcuar se ata janë për anëtarësimin e vendit. Megjithatë, shumë varet nga shtetet anëtare dhe ajo duhet të zgjidhet…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi LR PDSH-ja vendosi të riemërtohet në Aleancë për Shqiptarët, reagojnë partia Uniteti dhe Rilindja Demokratike Kombëtare e Vesel Memetit. Derisa partia e kryesuar nga Zijadin Sela thirret në kërkesën e kuvendarëve për riemërtim të subjektit, kryetari i RDK-së Vesel Memedi konsideron se LR PDSH-ja ka përvetësuar emrin në mënyrë jo ligjore. Sipas Memedit dokumenti i dorëzuar më 3 gusht në Regjistrin Qendror në të cilin njoftohet institucioni për mbyllje të koalicionit, nuk është nënshkruar nga subjekti i tij dhe se për një vendim të tillë partia e tij nuk ka mbajtur mbledhje. Me këtë lojë LR PDSH-ja…

Lexo më Shumë