Po bëhet prerja e drunjve, në rrugën kryesore pranë parkut të Çairit, nën arsyetimin se kjo është për të mirën e banorëve të këtij vendbanimi. Përgjatë gjithë kësaj rruge shiheshin punëtor të cilët po i kthenin pemët në trungje. Përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, që ishin aty prezent nuk donin që të prononcoheshin para kamerës, por prapa saj, thanë se ata po bëjnë krasitjen e drunjve, për të evituar shumë probleme që shkaktojnë degët e tyre. Por, të njejtin mendim nuk e ndanin edhe banorët e asaj ane, të cilët nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë prerjen e drunjve, pasi sipas tyre përveç që kanë rol pozitiv, ato nuk u shkaktojnë asnjë problem.
Qytetar
“Edhe ne po shikojmë se përse po i heqin ato, për çfarë arsye i presin…është negative sa të duash”
Qytetare
“Nuk është gjest i mirë, përse të prihen drunjët. Drunjtë nëpër vendet tjera i ruajnë, tek neve i presin. Ata bëjnë hije…nuk është gjest i hijshëm, ne mundohemi t’i mbjellim, që ajrin ta thithim, por këto i heqin për të bërë rrugë”.
Qytetar
“Drunjët duhet të ruhen, nuk do të them diçka tjetër”.
Qytetar
“Nuk është mirë, është gjest i keq, nuk duhet të prihen drunjët…Nuk munden t’i pengojnë rrugës, kur ato ka vite që janë aty, si nuk kanë penguar më parë, por tash po pengojnë”.
Megjithatë kishte edhe qytetarë që e arsyetonin prerjen e drunjve, duke thënë se kjo do të mundësoj, zgjerim të hapsirës së rrugës.
Qytetar
“Drunjët duhet të prehen, që të ketë më shumë hapësirë, për veturat, këmbësorët. Ato janë të vjetra, me siguri do të mbjellin drunj të ri”.
Përndryshe, Çairi është komuna me dendësi më të madhe të popullsisë në Maqedoni. Ndërkaq, hapësirat e gjelbërta janë të pakëta dhe shpeshherë qytetarët, janë ankuar për shkak të zevendësimit të tyre me ndërtesa betoni. Emine Ismaili /SHENJA/
krasitja e drunjve cair by tvshenjaofficial

