Hapja zyrtare e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshit Skenderbej do të shënohet sot me Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Siç njoftojnë organizatorët e këtij evenimenti, Komuna e Çairit, Qendra Informative Kulturore dhe Galeria Kombëtare e Maqedonisë, koncerti nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja do të fillojë në orën 20:00. Me këtë ngjarje shënohet rrumbullakësimi i këtij projekti me vlera të larta estetike, kulturore dhe historike. Sheshi i ri përveç statujës së Skëndërbeut u plotësua me murale mozaike në pjesët anësorë me personalitete të rëndësishme për shqiptarët. Ndërkohë pjesa tjetër është e…
Author: almakos
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka konfirmuar se këtë të diele, në Bruksel do t’i takojë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuqiçin, me të cilët do të bisedojë për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. “Mendoj se mundemi që deri në fund të këtij mandati (mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019) do të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Mogherini në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së. Ajo ka…
Mbi 700 anëtarë të komisioneve zgjedhore lokale dhe këshillave drejtuese nuk u janë paguar paratë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Siç njoftuan nga KSHZ, prej 35 770 pjesëmarrësve në 80 komisione lokale, 738 ende nuk i kanë marrë pagat për shkak të gabimeve në evidentimin e numrit amë ose llogarive bankare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkoi nga komisionet lokale zgjedhore që të vihen në kontakt me personat që nuk u janë paguar kompensimet dhe ti korigjojnë të dhënat e tyre personale në mënyrë që tu jepen paratë sa më shpejtë pasi më 30 gusht përmbyllen raportet financiare.
28 August Edhe pse sot është festë zyrtare për besimtarët ortodoksë në vendkalimet kufitare nuk raportohen pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore këtë paradite po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur lehtë.
Në Manastirin në Matkë të Shkupit, sot kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, z.z. Stefan mbajti liturgji të shenjët me rastin e festës së madhe fetare ortodokse Shën Mëria e Madhe. Tradicionalisht në oborrin e manastirit me rastin e festës, pas liturgjisë, u mbajt edhe aksioni i dhurimit të gjakut. Kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e festës së Shën Marisë së Madhe do të marë pjesë në liturgjinë e mëngjesit në manastirin në Vodoçë, dhe do të vizitojë kishën Shën Mëria afër Berovës. Më pas, Zaev do të vizitojë edhe dy kisha në Strumicë dhe do të niset për në…
Mbrëmë në ambientet e shkollës fillore Jeronim De Rada në Çërkez nëndega e PDSH-së i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët, nga ku u bë bashkimi i dy nëndegëve dhe u zgjodhën strukturat përkatëse. Gjithashtu u formua edhe shtabi i nëndegës i fshatit Çërkez dhe kryetar shtabi u zgjodh Nehat Ramadani. PDSH-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare në këtë fshat kishte arritur të merrte 240 vota. Prezent në këtë kuvend ishin edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri , kryetari i degës Isuf Seferi si dhe zyrtarë tjerë të degës së Aleancës për Shqiptarët Kumanovë.
Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka thënë se me hapat të cilat po i ndërmerr LSDM, qytetarët do të paguajnë fatura më të lartë të energjisë elektrike.“Ata kanë sforcuar liberalizimin e tregut, e cila sipas ekspertëve të cilët i konsultova do të sjell deri në 20 për qind rritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Nikolla Gruevski, transmeton SHENJA.Sipas tij qytetarët nuk do ta ndjenjë efektin e tarifës së lirë, nga dy orë në dytë.Por ndaj deklaratave të tilla kanë reaguar nga LSDM të cilët kanë thënë se VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski po shpërndajnë lajme të rrejshme.“Nuk është…
27 August Dy fëmijë të mitur, njëri 7 muaj dhe tjetri 2 vjeç kanë vdekur në 24 orët e fundit në Ohër dhe Strugë. Vajza e vogël 7 muajshe nga Struga në spitalin e fëmijëve në këtë qytet është sjellë pa shenja jete. Sipas drejtorit të spitalit, Asim Musa, foshnja ka pasur sëmundje të rëndë në kokë nga lindja, ndërsa gjendja e saj ishte përkeqësuar ditëve të fundit. Kur për herë të parë mbrëmë vonë fëmija është sjellë në spitalin e Strugës në repartin e fëmijëve, mjekët i kanë rekomanduar prindërit që ta shtrojnë në spital, por ata nuk kanë…
Sot bëhen 4 muaj nga incidentet dhe dhuna e ushtruar në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa organizatorët e përgjakjes së Kuvendit vazhdojnë të jenë të lirë, njofton SHENJA.Rasti është nën kompetencë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila e morri përsipër rastin nga prokuroria e përgjithshme, me arsyetimin se bëhet fjalë për sulm të organizuar. Mirëpo, deri më tani nuk ka pasur asnjë akuzë apo proces gjyqësor për organizimin e dhunës së ushtruar. 9 persona nga ekzekutuesit e dhunës u dënuan me kusht, edhe atë për veprën që cilësohet si më e lehta, ‘Pjesëmarrje në turmë…
Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se javën në vazhdim pritet të ketë freskim të motit edhe atë të shoqëruar me reshje të lehta shiu. Elena Jovonavska nga ky institut, njoftoi se edhe nesër moti do të jetë me diell dhe temperatura do të arrij deri 36 gradë. ELENA JOVONAVSKA, SINOPTIKANE “Nesër temperatura më e lartë e ajrit do të lëviz në interval prej 32-37 gradë Celsius. Në rajonin e Shkupit, nesër do të jetë mot me diell, pasdite me erë të lehtë e kohpaskohshme nga drejtimi verior. Temperatura e ajrit do të arrij deri 36 gradë. Nesër UV Indeksi…
Një tregtar ilegal me dru nga Haraçina ka tentuar të shkelë me kamion dy policë që e kanë ndaluar për kontroll. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kadino të Shkupit. 24 vjeçari që e ka drejtuar kamionin, në momentin që e ka vërejtur policinë e cila po i bënte me shenjën stop për t’u ndalur, ka rritur shpejtësinë dhe fillimisht u ka ikur policëve. Por më pas, patrulla policore e ka kapur në rrugën për Haraçinë. Në momentin që policët kanë dalë prej makine për ta arrestuar 24 vjeçarin, ai ka tentuar t’i shkelë me kamion. MINISTRIA E PUNËVE…
Kompania “Transmet” e Sead Koçanit përsëri ka fituar tender nga Elektranat e Maqedonisë, edhe pse pronari i saj është nën hetime për vepra penale pikërisht me tenderë të fituar nga kompania ELEM. Nga Elektranat e Maqedonisë arsyetohen se kjo kompani ka dhënë ofertën më të lirë që dikush e ka dhënë ndonjëherë për gërmim, dhe se nuk mund ta përjashtojnë këtë kompani nga ankandi publik pasi edhe dokumentacionin edhe llogarinë i ka në rregull, por ditëve në vazhdim do ta kumtojnë vendimin përfundimtar se cila kompani do të obligohet që të gërmojë qymyr dhe zgjyrë për nevojat e REK Bitola.…

