Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se javën në vazhdim pritet të ketë freskim të motit edhe atë të shoqëruar me reshje të lehta shiu. Elena Jovonavska nga ky institut, njoftoi se edhe nesër moti do të jetë me diell dhe temperatura do të arrij deri 36 gradë.
ELENA JOVONAVSKA, SINOPTIKANE
“Nesër temperatura më e lartë e ajrit do të lëviz në interval prej 32-37 gradë Celsius. Në rajonin e Shkupit, nesër do të jetë mot me diell, pasdite me erë të lehtë e kohpaskohshme nga drejtimi verior. Temperatura e ajrit do të arrij deri 36 gradë. Nesër UV Indeksi do të jetë 7″
Por nga dita e martë, kushtet klimatike do të pësojnë ndryshime. Jovanovska bënë të ditur se do të ketë ulje të temperaturave ditore për disa gradë dhe priten reshje të shiut.
ELENA JOVONAVSKA, SINOPTIKANE
“Ndryshim të kushteve klimatike priten të martën, kur do të ketë zmadhim të vranësirave dhe këto vranësira të martën do të jenë të shoqëruara me reshje të shiut si dhe do të ketë paraqitje të stuhive. Temperatura më e lartë e ajrit do ketë ulje dhe do të lëviz në interval nga 24-31 gradë, pra kemi ulje të madhe të temperaturave ditore për 7 gradë dhe në disa vende edhe më shumë”.
Më tej ai shtoi Jovonavska se edhe të mërkurën do të vazhdojnë reshjet e shiut sidomos në orët e pasdites edhe atë në pjesët jugore dhe juglindore të vendit. Temperatura ditore e ajrit do të lëviz nga 23-30 gradë Celsius. UV indeksi të martën dhe të mërkurën do jetë 6.
Ndërkaq, kthimi të temperaturave të larta do të vij nga dita e ejte, kur dhe UV indeksi do të jetë 7 dhe 8.

