Në Manastirin në Matkë të Shkupit, sot kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, z.z. Stefan mbajti liturgji të shenjët me rastin e festës së madhe fetare ortodokse Shën Mëria e Madhe.
Tradicionalisht në oborrin e manastirit me rastin e festës, pas liturgjisë, u mbajt edhe aksioni i dhurimit të gjakut.
Kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e festës së Shën Marisë së Madhe do të marë pjesë në liturgjinë e mëngjesit në manastirin në Vodoçë, dhe do të vizitojë kishën Shën Mëria afër Berovës. Më pas, Zaev do të vizitojë edhe dy kisha në Strumicë dhe do të niset për në Berovë.
Urimet me rastin e Shën Mërisë së Madhe besimtarlve ortodoksë i dërgoi kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi:
“Të gjithë së bashku, të bashkuar, të orientohemi drejt një të ardhme më të mirë për qytetarët e RM-së, nëpërmjet një respekti të përbashkët dhe mirëkuptimi”, thotë Xhaferi në urim, duke u uruar atyre që festojnë, të kalojnë ditën me shumë shëndet, fat dhe lumturi.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në rastin e Festës së Shën Mërisë i ka dërguar urime kryepeshkopit Z.Z. Stefan.
“Duke festuar këtë festë, festojmë jetën në paqe, të mirën, qetësinë dhe dashurinë mbi Zotin dhe njerëzit, për çka na mëson puna dhe shembulli i nënës sonë – Shën Mëria e Madhe”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Urimet e tija ka dërguar edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski:
“Në emër të LSDM-së dhe në emrin tim personal ua uroj festën e madhe “Shën Mëria e Madhe”. Le të jetë kjo festë për shumë vite dhe të na dërgojë drejt një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për të gjithë ne”, thuhet në urimin e Kiracovskit.
Me rastin e festës së Shën Mërisë së Madhe sot për të 15-tën herë do të mbahet aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në organizim të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Institutin e mjekësisë së transfuziologjisë, ndërsa do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së nga ora 9 deri në orën 17.

