Në tre mujorin e dytë këtë vit në Maqedoni janë regjistruar për 7.2 për qind më pak foshnje të lindura në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Numri i foshnjeve të lindura në këtë periudhë këtë vit është 5205. Sipas ESHS-së, ulje në periudhën e njëjtë shënon edhe numri i të vdekurve edhe atë për 6.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016. Në tremujorin e dytë këtë vit kanë vdekur 4554 persona, ndërsa 54 kanë qenë foshnje. Rritja natyrore arrinë në 661 persona, që…
Author: almakos
Ambasada e Maqedonisë në SHBA konform komunikimit të realizuar me shërbimet kompetente, deri në këtë moment nuk ka njohuri për shtetas të pësuar të Maqedonisë në përmbytjet katastrofike në Hjuston dhe rrethinë, të shkaktuar nga uragani “Harvi”. Siç kumtoi MPJ, Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me shërbimet zyrtare, përgjegjëse për ballafaqim me katastrofat natyrore, për çfarëdo informacionesh të reja. Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht kanë pësuar nga uragani “Harvi, mund ta kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në telefonat në vijim: 00 1 202 390 7418 00 1 202 667 0501 Për çfarëdo informatash të marra…
LSDM po zhvillon biseda intensive me figura publike shqiptare, duke i bërë oferta për të kandiduar në siglën e partisë së tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Bisedimet po zhvillohen drejtpërdrejt nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tanimë ka zhvilluar disa takime me kandidatët e preferuar, edhe në ambientet e Qeverisë, por edhe në vendlindjen e tij Strumicë, ku i ka ftuar për dreka e darka. Në LSDM nuk duan të flasin për emra, por thonë për INA në listën e kandidatëve kanë emra eminent shqiptarë, të dalluar në disa fusha, sidomos ate të biznesit.…
Qeveria do të pres të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe më pas do të kërkojnë përgjegjësi për administratorët të cilët kanë marrë paga, ndërsa me vite nuk kanë shkuar në punë. Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, publikoi se në vitin 2016 buxheti i shtetit është dëmtuar për më shumë se 800 mijë euro, pasi 166 administratorë janë vendosur në listën e pagesave nga Sekretariati i përgjithshëm, ndërsa nuk kanë shkuar në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është formuar komision procedurë disiplinore, por puna është pezulluar në pajtim me Ligjin zgjedhor. Procedura do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Qeveria…
Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit sot do të mbajë seancë publike. Anëtarët e Komisionit në seancë do të shqyrtojnë ankimime lidhur me Kodin zgjedhor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe është vet përgjegjëse të flas se kënd do ta përkrah për formimin e institucioneve në Kosovë. Ai ka thënë se serbët do të diskutojnë me ata që kanë vullnet për formimin e qeverisë, dhe me ata që kanë shumicën, transmeton lajmi.net. Duke iu përgjigjur pyetjeve në Leskovc, ai është pyetur nëse Lista Serbe do ta përkrah “koalicionin e luftës”. “Pyetini ata”, u përgjigj Vuçiq. Ai tutje ka theksur se serbët e partive tjera duhet ta përkrahin Listën Serbe edhe në zgjedhjet lokale. Në këtë vizitë në Leskovc Vuçiq ka premtuar…
Në Maqedoni sot moti është me vranësira të ndryshueshme me shi lokal. Në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm i përcjellë me erë të forcuar dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit lëvizë prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 29 gradë Celsius. Në Shkup moti është i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, erë të përforcuar dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius,. Të mërkurën pritet ende do të ketë shi lokal në…
Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam në Shkup organizon shkollën verore me temë: “Vetja dhe Tjetri në Ballkan” e cila do të organizohet në Mavrovë gjatë datave 08-11 Shtator. Ky program synon t’i tubojë studentët e trojeve shqiptare të cilët kanë interesim për debatet teorike. Në këtë shkollë do të diskutohen problemet identitare, kulturore dhe politike të shqiptarëve. Për më tepër, subjekt ligjërimi në këtë shkollë janë projeksionet identitare të shqiptarëve në raport me popujt e tjerë në Ballkan bazuar në shqyrtimet teorike, hulumtimet tekstuale dhe empirike. Ligjëratat do të mbahen në gjuhën shqipe. Temat e diskutimit: Intimiteti i vetes dhe…
Autobusi i linjës Tiranë-Athinë mori zjarr sot brenda tunelit të Panagopulas, duke shkaktuar panik tek udhëtarët. Krejt papritur teksa po kalonin brenda tunelit udhëtarët kanë pikasur zjarr brenda autobusit dhe nuk dihen ende shkaqet e tij. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, por reagimi i qetë i shoferit e kishte penguar përhapjen e flakëve. Shoferi madje me shpejtësi e kishte shuar zjarrin aq sa nuk kishte nevojë për ndërhyrjen e zjarrfikësve. Nga raportimet e medieve greke nuk ka persona të lënduar. /Gazeta-shqip/
MPJ e Maqedonisë ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë të prekur nga vështrimet katastrofale në Houston dhe rrethinë nga uragani “Harvy”.Ata thonë se Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me organet zyrtare, përgjegjës për menaxhim me katastrofat natyrore, për çdo informacion të ri.MPJ ju bën thirrje gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht janë të prekur nga vërshimet, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në kontaktet: 00 1 202 390 7418, 00 1 202 667 0501.
Një muaj e gjysmë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë politike tanimë kanë filluar fushatën e parakohshme. Nga liderët partiak e deri te kandidatët e përfolur për kryetarë komunash, dalin thuajse për çdo ditë në terren me arsyetime nga më të ndryshmet. Partitë në pushtet shfrytëzojnë aktivitetet institucionale për të përcjellur edhe porosi politike, ndërsa partitë në opozitë kanë filluar takimet e drejtëpërdrejta me elektoratin në forma nga më të ndryshmet. Ristrukturimi i nëndegëve, përgaditjet parazgjedhore, pikniqe dhe takime të formave të ndryshme janë shpeshtuar veçanërisht ditëve të fundit. Paralelisht me këto aktivitete, partitë zhvillojnë edhe konsultat e fundit për…
Bëhen shtatë vite që përflitet për Unifikimin e Abetares shqipe, në Maqedoni, ndërsa vite më parë u miratua në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, e ngjajshme siç aplikohet në Shqipëri. Zëvendës ministri i arsimit, Visar Ganiu thotë se bëhet përpjekje për miratimin e ligjit, për unifikimin e Abetares, në Maqedoni. Ndërsa, profesori Universitar, Zeqir Kadriu, mendon se problem është thjeshtë, çështja politike dhe se nuk ka gjë tjetër që e pengon. Mësuesja Vjollca Kërluku, thotë se gjuhëtarët duhet të punojnë në këtë çështje, duhet të përmbushen amanetet e të parëve tanë dhe le të vijë në shprehje fjala e Fan…

