29 August Komisioni kundër korrupsionit u zgjua nga gjumi dimëror. Rikujtoi se ekziston kur në fillim të gushtit me kërkesë të VMRO-DPMNE-së u deklarua kundër ndërrimit të prokurorit publik, Marko Zvërlevski, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Që atëherë i intensifikoi aktivitetet dhe mbajti dy mbledhje publike në shtatë ditët e fundit. Ky ritëm i punës duhej të jetë karakteristikë e komisionit në tërë mandatin e saj, e jo vetëm tani, thotë ish anëtari i kundër korrupsionit, Jovan Tërpenovski. Aktivitetet tani pas ndërrimit të pushtetit praktikisht nënkuptojnë mohim të asaj që deri tani kanë deklaruar se punojnë pa asnjë…
Author: almakos
Avokati Zvonko Davidoviq konsiderion se presioni personal ndaj kryetarit të Këshillit të prokurorëve publik në dorëheqje, Petar Anevski mund të jetë vetëm brengosje morale për shkak të deklaratave skandaloze që i dha para opinionit gjatë periudhës së kaluar. Sipas tij, Anevski si përfaqësues më i lartë i prokurorëve duhet doemos të ketë së paku pak përgjegjësi morale për të gjitha zhvillimet që gjatë periudhës së kaluar e katakterizuan profesionin e prokurorit. Mendoj se është tërësisht i dështuar si kryetarë i Këshillit të Prokurorëve për një arsye të thjeshtë meqë Prokuroria nuk funksiononte dhe pikërisht për këtë arsye u formua Prokuroria…
29 August Dështon edhe një herë sistematizimi i administratorëve shqiptarë të cilët marrin paga ndërsa qëndrojnë në shtëpi. Të paktën deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes së këtij problemi. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit hesht për sistemimin e administratorëve shqiptarë, të cilët për vite me radhë marrin rroga në mënyrë pasive. Pavarësisht tentimeve të ALSAT, shërbimet e këtij institucioni përgjegjës për këtë çështje, thanë se drejtuesit e saj janë në pushim, me c’rast edhe përgjigja është e pamundur. Ndërkaq nga Qeveria dhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, thonë se ky problem është kompleks…
Gjashtë oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të cilët do të largohen si pjesë e rotacionit të ri, në kuadër të kontingjentit gjerman në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë “Veri” në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan, sot u takua me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me zëvendësshefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralmajorin Muhamet Racaj. Ministrja Shekerinska, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim u dëshiroi shumë sukses dhe fat në kryerjen e detyrave dhe shtoi se Maqedonia e analizon mundësinë për angazhim të rritur në këtë mision. “Pjesëmarrja juaj në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan për…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka deklaruar se të gjitha institucionet shëndetësore pa përjashtim janë në borxhe. Ai ka thënë se përgjegjësia është për të gjithë drejtorët e përfshirë. “Shpresoj se drejtorët e rinj nuk do të bëjnë gabime të këtilla dhe rregullisht do t’i paguajnë borxhet, që i kanë klinikat”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për vendosje të 25 tabelave në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze para institucioneve publike shëndetësore në qarkun e Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Drejtoresha e Institucionit publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e IPSH…
Papa Françesku i është bashkuar zërave kritikë ndaj autoriteteve të Mianmarit për krimet ndaj popullsisë muslimane. Ndërkohë, sot Vatikani ka njoftuar se Qeveria në Mianmar e ka ftuar papën që të realizojë një vizitë në nëntor, në këtë vend me shumicë të banorëve të besimit budist, raporton The Guardian, transmeton SHENJA. Gjatë një adresimi për publikun, papa Françesku ka dënuar persekutimin e “vëllezërve robinja”, siç ka thënë ai. Gazeta shkruan vizita e papës është mbështetje për lideren e zgjedhur të vendit, laureaten e çmimit Nobel, Au San Su Ki përballet me presion të madh pasi gjendet midis presionit që ushtron…
29 August VMRO-ja duhet të reformohet nëse dëshiron të fitoj në zgjedhjet lokale. Kështu porositën reformatorët e kësaj partie duke prezantuar deklaratën për demokratizimin dhe modernizimin e partisë. Aleksandar Mihajllovski tha se partia nuk mund të udhëhiqen nga një lideri i korruptuar, pa dokumente udhëtimi, i izoluar ndërkombëtarisht dhe ndaj të cilit po udhëhiqen procese gjyqësore. Të gjithë duhet ta kemi të qartë, në veçanti anëtarët e VMRO DPMNE-së se nëse VMRO DPMNE nuk reformohet, asnjëherë nuk do të kthehet në pushtet. Ne kemi lider me pasaportë të konfiskuar, të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe person ndaj të cilit po…
Të gjitha institucionet shëndetësore pa përjashtim janë në borxhe, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Duhet të bëhet analizë dhe të shihet. Përgjegjësia nuk është vetëm e një drejtori, por e të gjithë drejtorëve. Nëse duhet kështu, të gjithë janë ndërruar. Shpresoj se drejtorët e rinj nuk do të bëjnë gabime të këtilla dhe rregullisht do t’i paguajnë borxhet, që i kanë klinikat”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për vendosje të 25 tabelave në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze para institucioneve publike shëndetësore në qarkun e Qendrës klinike “Nëna Terezë” në…
Gjithsej 34 persona, prej të cilëve 33 të punësuar në Sekretariatin e Qeverisë dhe udhëheqësja e Qendrës për Punësim në Qytetin e Shkupit janë ankuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndaj vendimeve për procedurë diciplinore, për degradimin e vendit të punës dhe për procedura për suspendim nga puna, të sjella nga seketari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe ushtruesi i detyrës drejtor i Agjencionit Shtetëror për Punësim. Komisioni filloi sot shqyrtimin e ankesave në të cilat palët akuzojnë se të gjitha vendimet janë sjellë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe kjo siç thuhet në ankesa është në…
Njëzet e pesë tabela në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në anglisht janë vendosur para institucioneve shëndetësore publike në qarkun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ata shërbejnë si tregues për klinikat me qëllim që pacientët më lehtë të orientohen në qarkun e Qendrës Klinike. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në qarkun e Qendrës Klinike deklaroi se ka nënshkruar kërkesë deri te Institucioni Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e ISHP klinikat universitare, Entin dhe Qendrën Urgjente-Shkup, për vendosjen e tabelave dhe 16 koshave për mbeturina, ndërsa në fazën e dytë do të vendoset ndriçim i ri. “Në…
Dorëheqja e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski do të zyrtarizohet të enjtjen në mbledhjen e ardhme të Këshillit, theksojnë burimet e Tv Shenja. Sipas këtyre burimeve, Anevski ka deklaruar se ka dhënë doreqhje nga posti i kryetari për shkaqe private, familjare. Mësohet se Anevski do të vazhdojë të jetë anëtar i Këshillit të Prokuroëve derisa t’i skadojë mandati. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski ka dhënë dorëheqje nga posti. Vendimi u publikua gjatë mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën ishte paraparë që të emërohet ushtruesi i detyrës Prokuror Shtetëror Publik, në vend të Marko Zvërlevskit.
Burime të Televizionit SHENJA brenda Këshillit të Prokurorëve njoftojnë se Këshilli i Prokurorëve ka vendosur që ta lë ushtrues detyre në postin e kryeprokurorit Liljana Spasovskën. Votimi është bërë me shumicë votash të Këshillit. Spasovska është prokurororja e cila pas skadimit të mandatit të Gordana Geshkovskës, e cila është e angazhuar në rastin Monstra, mori përsipër lëndën “Monstra” dhe kërkoi rishqyrtim të rastit me prova të reja. Spasovska kërkoi që të sillen provat që në opinion flitet se ekzistojnë për këtë rast.

