Burime të Televizionit SHENJA brenda Këshillit të Prokurorëve njoftojnë se Këshilli i Prokurorëve ka vendosur që ta lë ushtrues detyre në postin e kryeprokurorit Liljana Spasovskën.
Votimi është bërë me shumicë votash të Këshillit.
Spasovska është prokurororja e cila pas skadimit të mandatit të Gordana Geshkovskës, e cila është e angazhuar në rastin Monstra, mori përsipër lëndën “Monstra” dhe kërkoi rishqyrtim të rastit me prova të reja.
Spasovska kërkoi që të sillen provat që në opinion flitet se ekzistojnë për këtë rast.

