29 August
Komisioni kundër korrupsionit u zgjua nga gjumi dimëror. Rikujtoi se ekziston kur në fillim të gushtit me kërkesë të VMRO-DPMNE-së u deklarua kundër ndërrimit të prokurorit publik, Marko Zvërlevski, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Që atëherë i intensifikoi aktivitetet dhe mbajti dy mbledhje publike në shtatë ditët e fundit. Ky ritëm i punës duhej të jetë karakteristikë e komisionit në tërë mandatin e saj, e jo vetëm tani, thotë ish anëtari i kundër korrupsionit, Jovan Tërpenovski.
Aktivitetet tani pas ndërrimit të pushtetit praktikisht nënkuptojnë mohim të asaj që deri tani kanë deklaruar se punojnë pa asnjë selektim, posaçërisht në zbatimin e dispozitave dhe akteve tjera të përgjithshme – tha Jovan Tërpenovski, Ish anëtar I Komisionit kundër korrupsionit.
Sipas Tërpenovskit, dëshmi më e madhe për veprimin selekiv të komisionit që duhet të jetë një digë e abuzimit financiar dhe korrupsionit është heshtja e komisionit në shpenzimin e shumave të mëdha në fushatat parazgjedhore nga ana e VMRO-DPMNE-së.
Deri më tani, jo vetëm nga mjetet e shkruara por edhe nga mjetet tjera të informimit u publikuan shumë parregullsi që kufizoheshin me disa vepra të dënueshme ku ishin treguar shuma më të mëdha që ishin rezultat i abuzimit apo përvetësimit kundërligjor, ndërkaq komisioni shtetëror të gjithë këtë e ka heshtur – tha Jovan Tërpenovski, Ish anëtar I Komisionit kundër korrupsionit.
Mbajtja e mbledhjeve publike në këtë periudhë nga komisioni e arsyetojnë gjoja me faktin se e ka obligim ligjor nga Kodi Zgjedhor.
Gjithnjë derisa sa zgjat procesi zgjedhor, këto kërkesa që janë dërguar deri te ne do të shqyrtohen në mbledhje publike – u shpreh Igor Tanturovski, Kryetar i Komisionit kundër korrupsionit.
Një praktikë të ngjashme ka pasur edhe para zgjedhjeve të fundit parlamentare kur në dhjetor të vitit 2016, Komisioni mbajti tre mbledhje publike.
Mirko Trajanovski

