Tre kontrolle janë ushtruar në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shkodër, Durrës dhe Peqin, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të ndaluara.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kontrollet janë zhvilluar nga Grupet e Sigurisë në ambientet e brendshme të institucioneve, në kuadër të masave për parandalimin e futjes dhe mbajtjes së sendeve të palejuara.
Në IEVP Shkodër, kontrollet janë ushtruar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik ndaj një të paraburgosuri me iniciale G.Z., është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Po ashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe dy telefona të tjerë celularë të tipit “iPhone”.
Në IEVP Durrës, kontrollet janë zhvilluar në godinën “A”, ku janë kontrolluar dhomat e të paraburgosurve me iniciale G.A., N.B., E.C. dhe M.Ç. Gjatë kontrollit, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E.C. është gjetur një celular “iPhone” ngjyrë e zezë, ndërsa në të njëjtën godinë janë sekuestruar edhe dy pajisje USB.
Edhe në IEVP Peqin gjatë kontrollit në ambientet e dusheve janë gjetur dhe sekuestruar dy aparate celularë, konkretisht një “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe një “Redmi” ngjyrë e zezë.
Për të gjitha rastet janë mbajtur procesverbalet përkatëse të sekuestrimit dhe dokumentacioni është referuar për veprime të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njoftimet:
– Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër
Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti.
Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
– Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës
Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë ushtruar në ambientet e brendshme të godinës “A”, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G. A., N. B., E. C. dhe M. Ç.
Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E. C., i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij.
Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.
Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
– Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin
Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë ushtruar në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit.
Gjatë kontrollit, në ambientet e dusheve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht:
1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.