Author: almakos

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski dha dorëheqje nga posti. Por, do të vazhdojë të mbetet anëtar i Këshillit derisa t’i mbarojë mandati. Vendimin Anevski e kumtoi pikërisht në seancën kur duhej të zgjidhet ushtruesi i detyrës kryeprokuror.  Ish kryetari i Këshillit u tërhoq për arsye familjare. PETAR ANEVSKI, KRYETAR I KËSHILLIT TË PROKURORËVE “Në seancën e sotme dhashë dorëheqje nga funksioni kryetar i Këshillit të Prokurorëve, për shkak të arsyeve personale, arsye familjare. Të enjten anëtarët e Këshillit do të vendosin për dorëheqjen time, a do ta pranojnë ose jo është punë e tyre” Sidoqoftë, Anevski do të…

Lexo më Shumë

Prioritet i Qeverisë së re në ekonomi mbetet zhvillimi i ndërmarrjeve vendore para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me qëllim të krijimit të një klime të shëndoshë biznesi dhe të parashikueshme, pa represione dhe presione politike. Kujdes i veçantë pritet t’i kushtohet bashkëpunimit të kompanive vendore me kompanitë e huaja në zonat e lira ekonomike. Për ekonominë, gjegjësisht zhvillimi i ndërmarrjeve vendore para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ekonomisti Bytyqi thotë se Maqedonia ka parakaluar shumë vështirësi, kriza të stërzgjatura politike, ku edhe ka ndikuar në ngecjen për zhvillimin e ekonomisë, viçmas vitin…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës filloi sot afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018. Përgjegjësi i Zyrës për Arsim në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri tha se pas përmbylljes me sukses të afatit të parë, Universiteti i Tetovës gjatë pesë ditëve të ardhshme do të realizojë afatin e dytë të aplikimit për regjistrimin e studentëve në të gjitha programet studimore të të gjithë fakulteteve për të cilat është shpallur konkurs. “Ne, prej sot kemi filluar me afatin e dytë të aplikimit për regjistrimin e studentëve. Pas përmbylljes me sukses të afatit të parë,…

Lexo më Shumë

Janë tërhequr nga plan-programi mësimor, libri i “Shoqërisë” për klasën e katërt si dhe “Arsimi Qytetar” i klasës së tetë, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Naziktere Sulejmani, këshilltare shtetërore në këtë ministri  thotë se kjo është bërë për shkak se është konstatuar që në ato libra ekzistojnë gabime të ndryshme si drejtshkrimore, ashtu edhe gabime gjuhësore. Por, edhe përkundër asaj që na ndajnë edhe pak ditë deri në fillimin e vitit shkollor, ende nuk është gjetur një zgjidhje se me çka do të zëvendësohen librat të cilat janë tërhequr. Sulejmani bëri të ditur se tani për tani është…

Lexo më Shumë

Partitë politike kanë intensifikuar bisedimet për koalicionime të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor. Përderisa situata mbetet e paqartë tek BDI, Lëvizja BESA dhe nga Aleanca për Shqiptarët, për Televizionin SHENJA konfirmojnë negociatat, duke thënë se gjithçka varet nga epilogu i bisedimeve që po zhvillohet nga grupet punuese. Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, tha se kjo parti po i shqyrton të gjitha mundësitë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura. Fazliu shtoi se tashmë ka pasur kontakte me Aleancën për Shqiptarët, por hodhi poshtë të gjitha mundësitë për ndonjë lloj koalicionimi ose bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Një dhomë e vogël me qira, në të cilën zhvillohet një betejë e madhe për mbijetesë, është streha e familjes Halili nga Gazi Baba. Nëna e katër fëmijëve të vegjël është e papunë, ndërsa të ardhurat minimale mujore që marrin, paguajnë qiranë, përderisa furnizmi me ushqim mbetet në dorë të fatit. Shpesh bijnë të flenë të uritur, rrëfen me lot në sy, kryefamiljarja Fatime Halili e cila momentalisht ka rolin edhe të nënës, edhe të babait në familje. FATIME HALILI, KRYEFAMILJARE “Gjendjen financiare shumë dobët. Katër fëmijë i kam, banoj me qira, duhet ta paguaj çdo muaj rrymën, ujin, qiranë.…

Lexo më Shumë

29 August Projekti që parashihte riparimin e rrugëve të fshatrave Opajë, Sllupçan, Allashec, Bellanoc dhe Stanqiq ka ngecur i realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk dihet me siguri nëse do të përfundojë ndonjëherë. Asfaltimi I këtyre rrugëve është njoftuar që në vitin 2013 me fonde IPA dhe ishte parashikuar të përfundojë brenda 2 viteve. Megjithatë rruga në fshatin Sllupçan tashmë disa dekada me radhë është në gjendje të mjerueshme. Banorët ankohen për gjendjen e keqe të rrugëve të fshatit dhe për këtë fajësojnë funksionarët që nuk kanë marrë asnjë masë për rregullimin dhe përmisimin e tyre. Ata thonë se vetëm kur…

Lexo më Shumë

29 August Qeveria do të kërkoj edhe ndjekje penale për dhjetëra të punësuarit në sekretarin e përgjithshëm të qeverisë të cilët nuk janë paraqitur në punë ndërsa me muaj kanë marr pagat mujore. Dragi Rashtosvski tha se punësimet nga qeveria e kaluar janë bërë për qëllime politike dhe jo si nevojë e ekzekutivit. Të punësuarit ndërkohë janë ankuar në komisionin antikorrupsion i cili do të shqyrtojë masat e qeverisë.

Lexo më Shumë

29 August Janë të pakta gjasat për anulimin e tenderit të Elektrocentraleve të Maqedonisë, që e fitoi ndërmarrja “Transmet” e ish të arratisurit që ndiqej nga specialja, Sead Koçan. Për ekspertët juridik nuk ka asgjë të paligjshme në atë që Transmeti e ka fituar tenderin. Për ta është kontestues aspekti moral dhe të pathënat në ligjin që lejon një ndërmarrje dhe person që dyshohen për mashtrim, sërish të mund të konkurrojnë për marrjen e punës në një kompani e cila ka qenë shënjestër e mashtrimit të supozuar. Ndryshe sot u mësua se si u zhbllokuan llogaritë e kompanisë. Për këtë…

Lexo më Shumë

29 August Komisioni kundër korrupsionit u zgjua nga gjumi dimëror. Rikujtoi se ekziston kur në fillim të gushtit me kërkesë të VMRO-DPMNE-së u deklarua kundër ndërrimit të prokurorit publik, Marko Zvërlevski, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Që atëherë i intensifikoi aktivitetet dhe mbajti dy mbledhje publike në shtatë ditët e fundit. Ky ritëm i punës duhej të jetë karakteristikë e komisionit në tërë mandatin e saj, e jo vetëm tani, thotë ish anëtari i kundër korrupsionit, Jovan Tërpenovski. Aktivitetet tani pas ndërrimit të pushtetit praktikisht nënkuptojnë mohim të asaj që deri tani kanë deklaruar se punojnë pa asnjë…

Lexo më Shumë

Avokati Zvonko Davidoviq konsiderion se presioni personal ndaj kryetarit të Këshillit të prokurorëve publik në dorëheqje, Petar Anevski mund të jetë vetëm brengosje morale për shkak të deklaratave skandaloze që i dha para opinionit gjatë periudhës së kaluar. Sipas tij, Anevski si përfaqësues më i lartë i prokurorëve duhet doemos të ketë së paku pak përgjegjësi morale për të gjitha zhvillimet që gjatë periudhës së kaluar e katakterizuan profesionin e prokurorit. Mendoj se është tërësisht i dështuar si kryetarë i Këshillit të Prokurorëve për një arsye të thjeshtë meqë Prokuroria nuk funksiononte dhe pikërisht për këtë arsye u formua Prokuroria…

Lexo më Shumë

29 August Dështon edhe një herë sistematizimi i administratorëve shqiptarë të cilët marrin paga ndërsa qëndrojnë në shtëpi. Të paktën deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes së këtij problemi. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit hesht për sistemimin e administratorëve shqiptarë, të cilët për vite me radhë marrin rroga në mënyrë pasive. Pavarësisht tentimeve të ALSAT, shërbimet e këtij institucioni përgjegjës për këtë çështje, thanë se drejtuesit e saj janë në pushim, me c’rast edhe përgjigja është e pamundur. Ndërkaq nga Qeveria dhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, thonë se ky problem është kompleks…

Lexo më Shumë